Djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja është nisur për në Gjykatën e Krujës ku do të njihet me masën e sigurisë. Rexhep Rrajaka lënë paraburgimin në drejtorinë e policisë së Vlorës dhe futet në furgonin e policisë.
I veshur me xhup të kuq, Rexhep Rraja do të njihet sot me masën e sigurisë. Ai u arrestua ditën e diel, në një biznes në Rinas teksa po qëndronte tek miqtë e tij.
Që prej gati një jave, Rexhep Rraja është përfshirë në një debat politik, pas denoncimit të Xhisiela Malokut për përndjekje dhe dhunë.
Prokuroria e arrestoi me akuzën e përndjekjes, ndërkohë që opozita vazhdon akuzat ndaj qeverisë se arrestimi ishte fasadë dhe nën presionin publik mbi babain deputet të Rrajës, por edhe mazhorancën socialiste.