Kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook pamjet e Parkut Olimplik Europian, në Korçë. Teksa uron një ditë të mbarë për gjithë shqiptarët, Rama u përgjigjet akuzave, duke thënë se ky është një shembull tjetër i kalimit nga 3D në realitet.
“MIRËMËNGJES — dhe me këtë tjetër shembull të kalimit nga videoja 3D në realitetin e transformuar rrënjësisht, këtë herë në Korçë ku rrënojat mbi një fushë mbeturinash janë kthyer në një Park Olimpik europian, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.