Nata e mbrëmshme u kthye në ‘luftë’ për audiencë mes dy televizioneve të mëdha, Top Channel dhe tv Klan, kush e publikon më parë rrëfimin e parë me zë dhe figurë të Xhisiela Malokut, vajzën që trazoi prej ditësh politikën shqiptare, mediat dhe opinionin publik.
Në të dyja ekranet, ajo ka mohuar të gjitha dëshmitë e publikuara deri tani nga dokumentet zyrtare të policisë se është dhunuar nga ish-i dashuri i saj, Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Të shumta kanë qenë edhe reagimet sa i takon qëndrimit të 24-vjeçares, të cilët theksojnë se ajo është e trembur dhe ka ndryshuar qëndrim për mbijetesën e saj dhe të familjes.
Por, si u shfaq Xhisiela prapa kuintave të emisionit ‘Opinion’, i cili transmetoi i pari në rrjetet sociale intervistën e Xhisiela Malokut? Gazetari i këtij emisioni, Dritan Laçi tregon dhe e përshkruan përmes një statusi të gjatë në ‘Facebook’ si një vajzë impulsive, që kërkon vëmendje të vazhdueshme dhe se i kishte rënë në sy fakti se mbante një celular më të shtrenjtë se i tiji.
Ndërsa kishte biseduar për pak minuta para intervistës, gazetari tregon se vajza kishte lënë të kuptonte se bënte një jetë të mirë edhe pse nuk punonte, pasi e mbanin hallat e dajat që kishte në emigracion dhe jo falë lidhjes me djalin e deputetit.
Statusi i plotë:
Xhisielen e takova mbreme ne Opinion.
Me aq kohe sa pata mundesi ta njoh u rreka te krijoj nje profil sa etnografik aq edhe nje mozaik te personalitetit te saj.
Xhisiela erdhi e veshur mire, me celular te shtrenjte, shume me te mire se i imi.
Ishte nje vajze qe na tha pas kuintave qe nuk punonte por e mbanin hallat e dajat qe kishte ne emigracion, ku edhe shkollen per Shkenca Politike ne privat ia kishin paguar po te afermit e shumte qe kishte jashte.
Qe nuk kishte nevoje tja blinte djali I deputetit jetesen e mire.
Xhisiela ishte nje vajze sanguine, impulsive, me natyre posesive qe mesa kuptova nga ajo pak bisede qe beme, bente gjithcka per te arritur nevojat e saj dhe qe kerkonte vemendje te vazhdueshme.
Pra ishte nje vajze qe e pelqente dhe e kerkonte jeten e mire.
Por qe nuk pranonte se ishte kjo arsyeja e lidhjea me nje djale deputeti.
Xhisiela kishte nje tik ne te folur qe ndodh zakonisht te personat sanguine qe shoqerohet me nxitimin ne ngrenien e fjaleve dhe tharjen e sekrecioneve te peshtymes, gelltitjen sa here motorri proceson genjeshtren.
Xhisiela perpiqej te jipte pershtypjen e lirshmerise te nje vajze te shpenguar por syte e tradhetonin sa here gjendej perballe interesimit mbi lidhjen sentimentale me Rexhep Rrajan, djalin e deputetit Rrahman Rraja.
Kishte dukshem nje tension te vazhdueshem te brendshem qe I reflektohej ne perpjekjen per te shmangur herepashere shikimin e drejteperdrejte me folesin perballe.
Kjo per sa I perket asaj qe une arrita te analizoja ne ato pak momente qe e hasa dhe bisedova.
Per pjesen tjeter une them se ajo vajze tashme eshte peng.
Eshte ne nje hall te madh.
Eshte peng i deshirave te nje vajze fshati qe u lidh me djalin me te fuqishem te zones.
Qe e merrte me makine te shtrenjte.
Qe e conte ne hotel si asnje vajze tjeter e fshatit.
Qe I plotesonte cdo teke.
Une e besoj qe ajo e ka dashur dhe ndoshta e do akoma Rexhep Rrajan.
Ja po e besoj edhe qe e denoncoi nga xhelozia apo smira se humbi shume priviligje qe ia mori nje rivale.
Por kjo nuk eshte me puna e Xhisieles.
Sa kohe Xhesiela ka shkuar prane Mjekesise-Ligjore dhe kjo e fundit ka konstatuar shenja dhune, cfare do qe te thote kjo vajze neper televizione nuk e shpeton dot dhunuesin e saj.
Cfare do qe te thote Xhesiela se ajo edhe boyfriendi i saj luanin sadomazokizmash para aktit seksual duke shuar cigare ne trupin e njeri-tjetrit, nuk e shpeton dot dhunuesin e saj sa kohe loja ka dale nga dhoma dhe ka perfunduar ne organet ligjzbatuese.
A po e perdor opozita per politike?
Po sigurisht qe do ta perdorte cdo opozite ne te gjithe boten, sa kohe I perfshire eshte djali I nje deputeti kundershtar dhe babai i tij perdor te gjithe influencen e tij per te mbyllur ngjarjen.
A eshte e rrezikuar Xhisiela.
Ndoshta Xhisieles mund te mos te mos i paraqitet asnje rrezik ne vazhdim.
Por kjo e them prape nuk eshte me pune e Xhisieles.
Eshte pune e drejtesise.
Te gjithe ata qe po e perdorin tashme jane te demaskuar ne lojen e tyre.
Rexhep Rraja packa se eshte djale deputeti meriton te hetohet dhe gjykohet ashtu si biri I thjeshte I popullit.
Ne te kundert ne si shoqeri kemi gjithe te drejten ti kerkojme llogari politikes per mbrojtjen qe u ben Xhepave te tyre.