osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Njihte sekretet e Enver Hoxhës, u rrah dhe u torturua në burg dhe u dënua përjetë

Njihte sekretet e Enver Hoxhës, u rrah dhe u torturua në burg dhe u dënua përjetë

Procesi ndaj grupit të deputetëve është i rremë dhe i manipuluar

Torturat e vazhdueshme të bëra ndaj Foto Balës

Pjesa më e madhe e procesit hetimor dhe atij gjyqësor ndaj grupit të parë të deputetëve është e manipuluar nga hetuesia. Në rreshtimin e të gjitha provave të siguruara, rezulton se nën kërcënimet për jetën e familjarëve dhe torturave të pashembullta është mundur të përpilohet një proces dokumentar që nuk rezulton i vërtetë.

Mjafton këtu të përmend faktin se gjatë procesit gjyqësor kundër 24 të pandehurve, hetuesia ka mundur të vendosë të dhëna të paqena ndaj 20 personave, të cilët i ka vendosur edhe kundër njëri-tjetrit.

Pra vetëm me deklarimet e 4 personave, defekte të tjera të hetimit si dhe me integrimin me proceset e tjera arrihet te e vërteta. Si ilustrim i kësaj teze, sjell një provë tjetër në lidhje me një të dënuar dhe torturat e përdorura ndaj tij.

Foto Bala ishte njëri nga bashkëkohësit e Enver Hoxhës. Ai bën pjesë në grupin e njerëzve që u arrestuan vetëm se njihnin jetën e diktatorit gjatë kohës kur ata studiuan në Francë.

Në deklarimin e datës 8 shkurt 1947, pra një muaj pas arrestimit, ai thotë se çdo gjë që ka nënshkruar deri atë çast ishte fryt i “imagjinatës së ndezur prej torturave të vazhdueshme”.

Bala nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë klandestine u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata dhe vuajti dënimin nga 7 janari 1947 deri më 20 prill 1963, ditë kur u lirua nga burgu i Burrelit./Kastriot Dervishi