Deputeti socialist Taulant Balla ka komentuar çështjen Xhisiela. Ai mohon se në kushtet aktuale do të ketë ndonjë masë nga Partia Socialiste për deputetin Rrahman Rraja, djali i të cilit u arrestua dje për përndjekje.
“Përderisa s’ka qoftë një provë të vetme të zotërisë në presionin e ushtruar ndaj drejtësisë s’ka asnjë masë ndëshkimore”, tha Balla.
Balla është pyetur se pse u përjashtua Saimir Tahiri nga PS dhe jo Rrahman Rraja.
Në përgjigjen e tij, kreu i grupit socialist argumenton se ndaj deputetit të Krujës nuk ka një akuzë nga prokuroria, si në rastin e ish-ministrit të Brendshëm.
“Tani ti ndajmë i çik rastet”, tha Balla, akuza në rastin e Tahirit është ngritur nga prokuroria.
“Sot, nuk ka një akuzë të ngritur nga prokuroria për këtë çështje”.
“Sot jam unë ndërmjet prokurorisë së vendit tim dhe thashethemeve të fabrikuara të SHQUP-it me elementë kriminale që janë disa prej tyre ende në Policinë e Shtetit, që i bëjnë dëm të madh imazhit të shtetit. Ka një dallim të madh. Këtu kemi të bëjmë me një akuzë të ngritur nga një dezertor i Policisë. Ditën që do ketë një akuzë nga prokuroria për këtë çështje dhe dje është marrë vendimi qoftë nga prokuroria, qoftë nga gjykata. Dhe nuk një kallëzim nga ana e prokurorisë apo fillin procedimi penal, atëherë do presim deri në fund. Unë po iu them një gjë me bindje: Në fund të kësaj historie, të këtij inskenimi të turpshëm për pjesën e tretë të dosjes, Luzim Basha kësaj radhe nuk do t’ia hedhë paq”, tha Balla.