Shumë pyetjeve iu ka dhënë përgjigje sot Xhisiela Maloku. A janë të vërteta apo jo përgjigjet e saj, mbetet për t’u diskutuar por të vërtetat e saj që i thotë me bindje hedhin poshtë të gjithë dëshminë e dalë në media nga prokuroria se është dhunuar nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja.
Në emisionin “Open” në TCH, Xhiseila ka mohuar se kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka qenë në komisariat. Madje edhe se ishte marrë me forcë nga njerëzit e Rexhepit dhe ishte çuar në komisariat.
Ku keni qenë në datë 21 në darkë?
Kam qenë në Tiranë pastaj në komisariatin e Fushë krujës. Shkova vetë në Komisariat.
Nuk është e vërtetë që më kanë marrë me zor.
Me kë shkove?
Kam shkuar me një shoqen time.
Kush ka qenë atje?
Ka qenë oficeri i policisë Gentian Çitozi, Rexhepi, babai dhe një kushëri i tij kanë qenë jashtë.
Ato që kanë thënë që më kanë kërcënuar më kanë mbështetur gjithmonë.
Pse vajte në darkë?
Ashtu e mendova.
Pse nisi në orën 10 marrja në pyetje?
Sepse duhet të vinte avokatja dhe psikologja. Kam qenë para psikologes dhe avokatit.
A ju ushtruan presion brenda komisariatit?
Jo. Unë kam qenë në Tiranë dhe më pas direkt në komisariat pa shkuar në shtëpi.
Në datën 21 kush ishin personat prezentë?
Brenda ishte vetëm oficeri Çitozi dhe Rexhepi. Jashtë ishte një kushëri i Rexhepit, babai.
A nuk ishin Taulant Balla dhe Artur Bushi?
Jo absolutisht, e them me bindje të plotë.