Nga Anri Bala
Është e dhimbshme se si arrinë të bëj politikë me dhimbjen banda e “Berihait”, tufa e jashtëqitjes së politikës shqiptare, nën siglën opozita anti-shtet, prej nga del gjithfarë surrati, që përpiqet, ku e ku me vjersha e recitime… të mbytur deri në grykë nga “hidhërimi”… të na mbushin mendjen, se janë aty për të na ndihmuar, ndaj duhet t’i bashkohemi në protestë…
Tufa e orlave, të nxirë deri në qafë nga boja e keqe e me buzë silikoni, vazhdon zhvarrosjen e viktimave të tyre me intriga dhe protesta mashtruesish, duke u kthyer sërish në vendin e krimit. Vetëm t’i shikosh menjëherë ndjen neveri… nga entuziazmi i tyre i rrejshëm!
Janë aq të gëzuar ata njerëz aty, a thua se po flisnin për ditën e verës dhe dhuna ishte përballë, e kacavjerrur në ballkonet dhe dritaret e godinës kryeministrore.
Por zonjëzat e lyera e bojatisura, janë vendosur keq përballë asaj ndërtese, ku dikur ata që i dërgojnë sot aty, dy herë e kthyen si kështjellë… njëherë për të djegur vendin dhe njëherë për të dhunuar demokracinë e këtij vendi.
Bojaxhesha që duken si laraska, korba, orla, sorra dhe ca horra, janë aty në vendin e krimit e ulërasin, gajasen, gudulisen, e hargalisen me misionin e dyshimtë, ku viktima është fshehur e trembur prej tyre… larg tyre. Vajza e dhunuar njeh një tjetër dhunë, shumë më të rëndë: Humbjen e babait të saj, nga koha e tmerrshme e këtyre… vandalëve!
Ndaj, ajo u frikësohet dhe u largohet, e kurrë nuk mund të bënte atë që bëjnë grabitqarët… të shkelte mbi vendin e shenjtë të jetimëve si ajo.
Është vandalizëm e mëkat i rëndë, të shkelësh gjoja duke protesuar “kundra dhunës”, mbi trupat e ngurosur në pllakata bronzi mbi atë bulevard të Ziver Veizit, Aleks Nikaj, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtaj, që u dhunuan deri në “martirizim”. Është blasfemi, t’iu shohësh ju që flisni për dhunë, kur keni vite që përdhunoni këtë vend, duke u munduar të vishni mantelin e moralit, në mbrojtje të “jetimit popull”, që nuk bindet të pranoi mbrojtjen tuaj.
Babi i Xhisielës është vrarë në kohën kur mbretëronte kaosi dhe antishteti juaj, i njëjti pushtet që i la jetimë fëmijët e Aleksit, Hekuranit, Zyberit dhe Faikut! Ju ua ekzekutuat baballarët në mes të rrugës, e kurrë nuk i’u kemi parë të protestoni apo të paktën të pyesni shtetin, jo atë që i la jetim, por këtë që i mori në mbrojtje: “Se si jetojnë?”, ashtu sa për mashtrim si gjithmonë!
Si mundeni?! Jeni të ndyrë që shkelni mbi trupat e prindërve të tyre, për të shkelur mbi dhimbjen e tyre, për të nderuar dhunën tuaj… me përdhunim. Ndaj protesta juaj nuk quhet protestë, por mjet që ju ngazëllon dhe u kënaq… viktimizimi i viktimave që i gjeni në rrugë e si orala iu vini vërdallë… deri sa t’i coptoni.
Protestonit duke u zgërdhirë… të pështirë! Ndoshta edhe kishit të drejtë, sepse vajza i’u dha një mundësi të nxirrnit mllefin tuaj kundër ndërtesës përballë, që e urreni se nuk është e juaja, e për të gjitha ato privilegje që keni humbur, ku ushqimi për orlat shtrohej në sofrën e kryeorlit… në atë shpellë krimi të dikurshme.
E mbyllët shfaqjen pa spektator, me fitore, sepse gjetët me çfarë të merreshit, duke klithur e kërcënuar muret, bulevardin dhe katër shpirtrat e të vrarëve me 21 Janar. Treguat fytyrën e asaj që u ka ngjizur… politikës kurvë.
Askush nga ju nuk krrakaritur për “dhunën”, por për punën… që doni të bëni nesër!/Ekskluzive.al