Majlinda Bregu, e cila aktualisht mban postin e Sekretares së Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal është shprehur se do të jetë në PD derisa të shpallet “armike”. Në studion e “Top Talk”, ajo duket se nuk është shpresë plotë për të ardhmen e saj në Partinë Demokratike.
E si një prej zërave që kanë mbajtur një peshë të madhe brenda PD-së, e pyetur për situatën brenda PD-së, e cila pati premtuar se shtatori do të ishte muaji i protestave, por që nuk ndodhi Bregu nuk shpreh aspak habi për këtë qëndrim të kryetarit Lulzim Basha.
“Tanimë kam një detyrë tjetër, e kjo nuk më jep komoditetin për të thënë të gjitha ato që mendoj, por besoj se nuk do të zhgënjeheni nëse ky premtim shtatori do të bëhet premtim tetori, e më pas nëntori”, u shpreh ajo duke theksuar se “Nuk ka asgjë të re që mund të ndodhi me establishmentin e PD”.