Sali Berisha dhe Ilir Meta, me anë të prokurorëve të korruptuar dhe shokëve të Adriatik Llallës në Prokurori, po bllokojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë
Me largimin e ambasadorit të SHBA, Donlad Lu, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bllokuar për herë të fundit procedurat për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Disa ditë pasi amerikanët gjetën dy gjyqtarë të guximshëm për të kandiduar për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Sali Berisha dhe Ilir Meta, me anë të prokurorëve të korruptuar dhe shokëve të Adriatik Llallës në Prokurori, po bllokojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për të mos lejuar ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ngritjen e Byrosë së Hetimit nuk e ndal asgjë, por Meta dhe Berisha synojnë ta vonojnë sa të munden, me shpresën se mund të ndodhë ndonjë katastrofë, amnisti e madhe apo destabilizim dhe të shpëtojnë./Pamfleti