osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nobeli për mjekësinë i shkon zbulimit më të rëndësishëm në luftë kundër kancerit

Nobeli për mjekësinë i shkon zbulimit më të rëndësishëm në luftë kundër kancerit

Çmimi Nobel për Mjekësi iu dha amerikanit James P. Allison dhe jap, jonezit, Tasuku Honjo. Ata kryen zbulime të rëndësishme në fushën e imunologjisë në luftë kundër kancerit.

Të dy shkencëtarët ia kanë dalë të vendosin një gurthemeli të ri në luftën kundër sëmundjes së kancerit, deklaroi juria e Çmimit Nobel në Stokholm të hënën (01.10).

James P. Allison dhe Tasuku Honjo kanë bërë zbulime inovative, se si mund të përdoret sistemi imunitar i njeriut për të luftuar qelizat kanceroze.

Prej kohësh të dy kandidatët njihen si shkencëtarë në fushën e mjekësisë dhe konsideroheshin si pretendentë për Çmimin Nobel.

Terapia e imunitetit është një trend i viteve të fundit në fushën e mjekësisë.

Synimi i saj është që të aktivizojë sistemin imunitar të njeriut për të luftuar qelizat malinje, pra në momentin që qelizat mbrojtëse të sistemit imunitar, (qelizat T) i identifikojnë qelizat tumorale në trup, atëherë ato fillojnë t’i luftojnë ato.

Problemi ishte se ishte e vështirë për sistemin imunitar t’i dallonte këto qeliza. Pikërisht kësaj ia dolën dy shkencëtarët, Allison dhe Honjo – ata zhvilluan një metodë, që i bën të “dukshme” qelizat kanceroze për sistemin imunitar.