Nga Akil Ylli
Para pak ditesh, dy prej efendikojve te “Kazanit”, nga ata me te shquarit ne mjeshtrin e llokocitjes se tij, ishin ne ballafaqim me Lulzim Bashallaban Pashen. Mbasi e vune me “shpatulla per mur”, per premtimin e munguar, ate te shperthimit te “gjurulldi milet”, Bashallaban pasha i zene ngushte, ju hapi “barkun” dhe ju rrefej, qe kishte ne gadishmeri 10 mije jeniçere, spahi e muleçik dhe mund ta merrte Pashallekun e Arnautistanit, sa here ti çohej atij, por i druhej Fermanit te “Sulltan Trumpmetit” dhe “Sulltaneshes”, Hanemit “Merkeleq”, prandaj he per he, i kishte lene trupat e tij, ne gjendje te ngrire, si ushtrine prej balte te perandorit Qin.
E nisa kete shkrim ne kete forme groteske, per arsye, se nuk jam ne gjendje, nuk ma “rrok” mendja ne asnje menyre, nuk di si t’ja perqas shekullit 21, artikulimet primite politike qe manifeston Lulashi. Per nder, nuk di si ta etiketoj kete soj robit! Megjith stermundimin me gjete fjalen e duhun, (qytetare) eshte e pamujtun me gjete ate qe i shkon pershtat. Une per munges varferie te vokopolarit, po ndalem tek: “Kokrra” Injorantit!
Por per te mos u shkeputur nga grotesku, po perpiqem te imagjinoj dhe takimin qe Bashallaban Pasha, ka bere me keta te Madherishem, qe paqja e Allahut qofte me Ata!
Perpara arritjes ne Uashingtonkaza, beri nje ndales ne Sanxhakun e Holandras, mu pershndet me familiaret. Mandej i ra nga Rumelija e Rusistanit, per tu siguru, nese ata kishin pagu haraçin, per takimin me Trumpmetin. Bani dhe nje hallakatjej per pak kohe, neper Panamamuk e do ishuj rreth e qark, me mbylle do qytape, dhe ma ne fund mbrriti ne destinacion. Te nesermen ne orarin e caktum, u paraqit para Padishahut. Mdasi i kryn temenat e rastit, Bashallaban Pasha, hini fille e ne teme:
O i plotfuqishmi i Allahut perbi toke, une sherbetori juaj, kam pregatit do taborre me 10 mije jeniçer, spahi, çartalloz e bazhibuzuk, me qellim marrjen e Hyqmetit ne Pashallekun e Arnautistanit. Sulltan Trympmeti çoj vetllat perpjet per nje moment dhe i qete ju pergjigj me nje pytje:10 mije vet?- qe nuk merrej vesht, a e kishte befasua kjo shifer, apo i dukeshin pak.
Por Bashallabani nderhuni me shpejtsi, per ta siguru, qe ai, perveç te tijve, perkrah kishte 300 mamurrasit e Marshallit Salçuk, nja 400 a 500 bazhibuzuk te Kajmekam Bukushit dhe 100 legjonare te centurionit Stresumus. Trumpeti mblodhi buzet, siç e ka zakon dhe nisi ti tregoje, se nje here e kane provu ne mbretnin e tij, por kane perfundu keq. Nje nga autoret ka pas kene Gjenerali Li. Bashallabani brofi perpjete, ngaqe i ngjau emri Li, me Lu.
Ca po m’difton o i Madherishem!? Lu-ja e paska ba ate pune?
Jo Luja mor, por Gjenerali Robert Edward Lee! A ke lexu historin ndoj here?- e pyeti Ai.
Po o lartesi, diçka kam ndi, por kam kene i vogel ne ate kohe.-
Me kaq takimi mori fund dhe Bashallaban Pasha, doli krejt i trullosun, ngaqe i ishte ba lamsh, me Li-ja e me Lu-ja, dhe mezi çpriste te takohej me kshilltaret, me i spjegu diçka, nga ajo e mallkumja histori.
Takimi ne Berlinsur me Hanemen Merkeleq, i shkoj dhe ma per dreq. Ajo i permendi, se diçka te tille ne Kalifatin e saj, e ka pa provu Hitleri dhe me te qeshur i shtoj, qe tashti e mbrapa, do ta thrriste: Oberfurer Bashulc. I hini hataja qyqarit, sepse diçka i kishte kape veshi per fatin e Hitlerit, dhe ja mbathi i lemerisun, direkt per ne Sarajet Shqupkapi, me u konsultu me Marshallin. Ai dhe Nanoglu i dine mire marifetet, si me mbyll “gjurulldit”. E kane ba nje here, pa ju hi “ferr ne kamb”!
Ndoshta keto rreshta nuk bejne per te qeshur, por me siguri bejne te mendosh, se mbi çfare krijeset dallkauke na ka rene fati, te mbajme gjalle shpresot tona, qe neser te shohim diçka me te mire, ndryshe nga e sotmja. Nuk me mbetet gje tjeter te them, veç: Zoti na ndift!/Ekskluzive.al