Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, deputeti i partisë Socialiste Rrahman Rraja, djali i të cilit akuzohet për pëndjekje dhe dhunë ndaj Xhisiela Malokut, ka bërë të qartë edhe një herë qendrimin e tij per të gjithë situatën.
Deputeti i partisë socialiste ka deklaruar se nuk ka bërë presion mbi anjë punonjës policie dhe kërkon nga prokuroria të hetohet vendndodhja e tij ditën e ngjarjes.
Rraja është shrehur se nuk mund të bëhet prokuror i djalit të tij por çështjen ia beson prokurorisë të hetojë deri në fund pasi sipas tij është çështje që i takon drejtësisë jo politikës.
Vetëm mëngjesin e ditës së sotme, në një deklaratë për mediat deputeti e bëri të qartë që nuk do të largohet nga partia Socialiste dhe çështja i përket prokurorisë jo politikës.
Postimi i plotë:
Une Rrahman Rraja, per shume vite kryetar i komunes Nikel dhe sot deputet i PS, deklaroj:
1. S’kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite.
2. Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund.
3. Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten.
4. Djali dhe vajza kane pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes.