osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Grupi i PS-së mbyll mbledhjen, përjashton nga tryeza e diskutimit incidentin me djalin e deputetit Rraja

Grupi i PS-së mbyll mbledhjen, përjashton nga tryeza e diskutimit incidentin me djalin e deputetit Rraja

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur paraditen e sotme, ku ndryshe nga sa pritej, ka përjashtuar nga tryeza e diskutimit skandalin e fundit, ku i përfshirë është edhe deputeti Rrahman Rraja, për shkak të djalit të tij, që u arrestua një ditë më parë, pasi kishte dhunuar Xhisiela Malokun.

Kryeministri Rama është larguar disa minuta pas fillimit të mbledhjes për shkak të axhendës, ndërsa ajo që ka rënë në sy ka qenë mungesa e vetë deputetit Rraja në mbledhjen e grupit, teksa kishte informacione se mund të vendosej dhe për përjashtimin e tij.

Ai që ka mbajtur fjalën ka qenë kreu i grupit Taulant Balla, ku është shprehur se PS duhet të ndjekë axhëndën e saj politike, dhe të lërë opozitën që të ketë pretendimet e saj.

“Opozita ka hallet e veta, duhet të merremi me axhendën tonë parlamentare dhe politike”, është shprehur Balla.

Vetë numri 1 i qeverisë qëndroi disa ditë në heshtje që prej publikimit të dëshmisë së oficerit të policisë gjyqësore Emiljano Nuhu. Vetëm të shtunën kryeministri i vendit gjeti kohën që të dënonte dhunën ndaj Xhisielës, por tha që Policia kishte bërë detyrën, duke e lënë të lirë djalin e deputetit.

Vetëm dje Rexhep Rraja u arrestua nga ana e policisë së Krujës, duke shfryrë dhe akuzat që rëndojnë në ngarkim të tij në vetëm përndjekje, dhe jo dhunë apo armëmbajtje pa leje.