Deputeti i PS, Rrahman Rraja ka reaguar pas arrestimit të djalit të tij ditën e djeshme. Rraja pasi ka dalë nga mbledhja e grupit të PS, në kryesinë e Kuvendit nuk ka preferuar që të qëndrojë për gazetarët, por në ikje e sipër ka mohuar përfshirjen e djalit të tij në dhunimin e Xhisela Malokut.
“S’ka lidhje fare me këtë. Nuk ka kryer dhunë. Nuk largohem nga PS”, kanë qenë këto fjalët e deputeti Rrahman Rraja.
Kujtojmë që djali i deputetit akuzohet se ka dhunuar dhe ka përndjekur shtetasen Xhisela Maloku, dhe tashmë ndodhet në paraburgim në pritje të masës së sigurisë nga gjykata e Durrësit.
Pak ditë më parë deputeti pati deklaruar se:
“Djali ka pasur një problem me një vajzë para dy vitesh, me të cilën është ndarë pasi u lidh me një tjetër. Kjo ndarje është sqaruar në Komisariat.
Në fakt, ajo ka bërë një deklaratë dy ditë pasi ish-Kryeministri Berisha bëri postimin e tij në “Facebook”, duke thënë që familja e Rrahman Rrajës është familja më e respektuar në rrethin e Krujës dhe se me këto postime, duan t’i ulin dinjitetin dhe integritetin kësaj familjeje.
Ajo ka deklaruar se problemet, që unë kam pasur, i kam zgjidhur me djalin dhe se nuk kam asnjë problem. Vajza ka shkuar, ka bërë denoncim nga xhelozia pse djali im e la dhe shkoi me një të dashur tjetër.
Këtë kallëzim ajo e sqaroi përsëri në Komisariat, përmes deklaratës që ju thashë më sipër”, ka qenë kjo deklarata e Rrahman Rrajës.