Ditën e djeshme reperi i njohur Stresi ka shkuar në stadium për të ndjekur derbin kryeqytetase Tirana- Partizani. Ai ka postuar foto dhe video të ndryshme në Insta Story. Por duket se ka ndodhur një keqkuptim. Në media është shkruajtur se Stresi ka qenë në stadium për të mbështetur skuadrën e zemrës Partizanin, gjë e cila nuk i ka pëlqyer reperit dhe ka vedosur të bëjë një shpjegim, shkruan blitz.al.
Përbri fotos së një artikulli ai shkruan:
‘E keni ngatërru bisha !!!! Unë jom bardh e blu përjetë e nuk ndryshoj kurrën e kurrës… S’kam Gjë Me Partizanin Gëzoj Respekt të madh për Trainerin Skënder Gega . Futbolli është futboll dikush don Tironen dikush Partizonin lale… Kështu që unë dje isha mes tifozerisë bardh e blu’.