Ambasada Amerikane në Tiranë nëpërmjet një njoftimi në Facebook ka njoftuar të gjithë të rinjtë që duan të aplikojnë për studime në SHBA se më 11 tetor do të bëhet një bashkëbisedim online.
“Jeni kuriozë të dini si është të studiosh në Shtetet e Bashkuara? Të enjten, 11 tetor, EducationUSA organizon një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë online mbi jetën e studentëve ndërkombëtarë që ndjekin shkollën në Shtetet e Bashkuara.
Mësoni se si kampuset amerikane ushqejnë një klimë gjithëpërfshirëse dhe dialogu. Bashkohuni edhe ju me ekspertë të arsimit, studentë ndërkombëtare dhe stafin e Departamentit të Shtetit amerikan për të diskutuar mbi mënyrën si kolegjet dhe universitetet i integrojnë studentët ndërkombëtare në komunitetet e kampuseve të tyre”, shkruan ambasada në një postim në faqen e saj zyrtare.