Paratë e pushtetarëve shqiptarë jashtë vendit janë ngritur gjithmonë si shqetësim. Sipas një raporti të Global Financial Integrity (GFI), vetëm përgjatë vitit 2017 kanë dalë plot shtatë miliardë dollarë nga Shqipëria drejt vendeve të tjera.
Spartak Ngjela deklaroi se partnerët ndërkombëtarë SHBA-BE jo vetëm kanë rënë në gjurmët e parave të të korruptuarve, por nga momenti në moment pritet që të sekuestrohen për t’ia kthyer popullit shqiptar. Sipas tij, amerikanët kanë gjetur në kompani offshore mbi pesë miliardë euro të pushtetarëve tanë, ndërsa pritet që kjo shumë të rritet në vijim.
“Ndërkombëtarët jua kanë gjetur paratë në offshore atyre. Unë kam të dhëna që ju kanë gjetur mbi pesë miliardë euro dhe amerikanët kanë deklaruar që me këto pesë miliardë euro dhe më shumë që do t’i gjejmë korrupsionit shqiptar, do të fillojmë rikonstruksionin e Shqipërisë. Do t’ia kthejmë popullit shqiptar, pra do të sekuestrohen dhe do t’i kthehen vendit. Është mendim amerikan ky. Jua kanë gjetur nëpër offshore, mbi 5 miliardë euro dhe kanë thënë që tani e tutje do t’jua marrim, do t’jua konfiskojmë dhe do t’i investojmë në të mirë të popullit shqiptar në ekonomi. Ata nuk shpëtojnë dot më”, u shpreh avokati Spartak Ngjela.