Media shtetërore iraniane, Fars, ka raportuar se Irani ka nisur shtatë raketa balistike në Siri, vend të cilin Teherani e fajëson për sulmin e fundit në paradën ushtarake në qytetin iranian Ahvaz, si pasojë e të cilit kanë vdekur të paktën 24 persona dhe janë plagosur më shumë se 60 të tjerë.
Agjencia e lajmeve Fars ka raportuar më 1 tetor se disa militantë janë vrarë nga sulmi iranian me raketa, i cili ka shënjestruar një kamp në rajonin Albu Kamal në lindje të Sirisë.
Irani ka fajësuar separatistët iranianë arabë për sulmin e 22 shtatorit në provincën Kuzestan.
Mirëpo edhe militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik kanë pretenduar se janë përgjegjës për sulmin në paradën ushtarake.
Në faqen zyrtare të Gardës Revolucionare të Iranit, është thënë më 1 tetor se shënjestra e sulmit ka qenë “selia e atyre që janë përgjegjës për krimin terrorist në Ahvaz”./REL