Një situatë kaotike është krijuar mëngjesin e sotëm në rrugët e Tiranës, për shkak të trafikut të rënduar.
Shkak për bllokimin e qarkullimit të mjeteve është bërë mosfunksionimi i semaforëve. Mësohet se shumë prej semaforëve në kryeqytet qëndrojnë jeshil, duke u kthyer në makth për shoferët dhe qytetarët, të cilëve ju duhet të shkojnë në punë.
Duke marrë shkak nga kaosi i krijuar, policia Rrugore ka zbarkuar në terren, ndërsa monitoron trafikun.
Mësohet se semaforët kanë përplasje në kohë. Për më tepër shihni videon që publikon ‘BW’, ku duket edhe trafiku i rënduar në një nga akset në kryeqytet.