Një makinë tip ‘Benz’ është djegur gjatë natës së kaluar në Tiranë. Policia bën me dije se mjeti i shkrumbuar është në pronësi të shtetases M. A., e cila është Drejtoreshë e Qendrës Socialie në Kombinat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në rrugën ‘Hamdi Cenoimeri’ dhe dyshohet të jetë e qëllimshme.
Informacion Paraprak
Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).
Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.