Kur qytetarët e Maqedonisë votuan për emrin e ardhshëm të vendit, bëhet fjalë edhe për identitetin, mitet dhe historinë. Një udhëtim fotografik!
Kur lufta për identitetin merr përmasa absurde. Në grindjen se kujt i përket trashëgimia maqedonase, qeveria e mëparshme maqedonase e ndryshoi nga viti 2009-2015 në mënyrë radikale kryeqytetin, duke i dhënë një fytyrë antike, herë pas here qesharake. Edhe pse emri i vendit nuk është zgjidhur, emri i kryeqytetit është i palëkundur. Shkup! Qyteti i ndërtuar në kohën antike romake. Por fytyra e Shkupit duhet të dëshmojë edhe diçka tjetër: Ne jemi maqedonas, pasardhës të Aleksandrit të Madh. Një shatërvan pompoz tregon stacionet e jetës së heroit dhe nënës së tij. Në sfond përshëndet babai, Filipi. 27 vjet zgjati grindja për emrin e Maqedonisë, me kokëfortësi e ka pushtuar sheshin qendror të Shkupit statuja 23 metra e lartë e Aleksandrit të Madh. Një tabelë në greqisht, kështu është bërë kompromisi me fqinjin grek, do ta deklarojë pa ekuivoke si grek “luftëtarin mbi kalë”, skulpturë 9,4 milionë euro e shtrenjtë. Rreth 540.000 banorë ka Shkupi sot. Rreth 20% janë shqiptarë.
Shumica banojnë në anën e lumit Vardar, që ende sot e ruan fytyrën karakteristike të qytetit ballkanik me rrugë të ngushta dhe dyqane të vogla. Një urë mesjetare lidh të dyja anët dhe dy botë kulturore. Ky monument historik duket i vogël dhe i thjeshtë përballë tempullit antik të Muzeut Arkeologjik. Justiniani i I lindi në në vitin 482 në Tauresium, Shkupi i sotëm. Perandori romak mbështeti ndërtimin e zgjerimin e shumë qyteteve ballkanike. Statuja e tij prej mermeri është tani në Shkup. Por edhe një monument i tillë nuk mund të fshehë problemet e vërteta të Maqedonisë – një prej vendeve më të varfra të Europës. Në vitin 1963 një tërmet i fortë tronditi Shkupin dhe shkatërroi sidomos pjesën perëndimore të tij. Arkitekti i njohur japonez, Kenzo Tange krijoi pas kësaj fytyrën e re të qytetit. Një qytet modern, funksional, dhe me beton.
Por pak ka mbetur nga kjo strukturë e qartë. Në vend të kësaj sundon iluzioni i antikes me shtylla dhe statujat e rreme të vendosura përballë. Një pikë kulmore e inskenimit absurd të antikitetit janë pa dyshim edhe tre modele të ndërtuara të anijeve tregtare mesjetare, të derdhura në beton në bregun e Vardarit. Kurrë nuk do mundnin këto anije me vela barkgjera të lundronin përmes ujit për të mbërritur në këto anë. Këto anije nuk duhej të hiqeshin menjëherë vetëm për arsye estetike. Blloqet e betonit e dëmtojnë ndjeshëm rrjedhën e lumit. Statuja e Prometeut finok u bë shkas për një skandal, para se të ngrihej në vitin 2012. Arsyeja: Heroi paraqitej lakuriq!
Disa organizata femrash u zemëruan, një paturpësi në park, në një park, ku shëtisin nëna me fëmijë. Mjeshtrit pragmatikë i vunë heroit një “përparëse” para organeve gjenitale. Tani Prometeu mund të pozojë pa problem edhe para të rinjve. Grindje për trashëgiminë historike nuk ka vetëm me Greqinë. Car Samueli (958-1014) është kthyer në mollë sherri edhe mes Bullgarisë e Maqedonisë. Ishte ky car që e zhvendosi kryeqytetin bullgar nga Sofia në Ohër. Pika e grindjes: Po shteti Bullgari mbeti apo u ngrit fillimisht shteti i parë i sllavëve të Maqedonisë? Për të çtensionuar situatën, statuja duhet të zhvendoset tani nga Shkupi në Ohër.
“Porta Makedonija”- është një nga monumentet me domethënëse të kësaj megalomanie të viteve të fundit. Harku i triumfit është 22 metra i lartë dhe ka kushtuar 4,4 milionë euro. Një orë lart llogarit tani se sa para të shpenzuara dëm nga qeveria e mëparshme janë paguar, një masë e qeverisë së re të Zaevit për rimëkëmbjen e buxhetit. Hop – por mos e ndiqni këtë shembull! Kush kërkon të kërcejë me kokë në Vardar do të dalë me hundë të gjakosur, sepse lumi nuk është i thellë sa duhet. Për fat të dyja zonjat janë prej bronzi. “Dy notaret” notojnë në lumin, që kalon nëpër Greqi (atje quhet Axios) dhe derdhet në Egje. Sikur fqinjët të ishin pak më të lirshëm dhe të relaksuar ndaj njëri-tjetrit…./DW