Kur bëhet fjala për në vendin e punës, shumica prej nesh mbeten mjaft të rezervuar dhe në siklet nëse duhet të tregojnë se çfarë ndodh në marrëdhëniet me kolegët dhe stafin e punës.
Megjithatë, një punonjëse zyre ka shkaktuar një debat të ashpër pasi ka pyetur online nëse ajo duhet të “nxjerrë zbuluar” pabesinë e shefit të saj, duke mbetur anonim.
Duke folur në “Mumsnet”, ajo shpjegoi se si drejtori menaxhues në kompaninë e saj kishte filluar një romancë dashurie me një kolege.
Në përgjigjet që mbërritën për të kishte qëndrime të ndryshme. Disa sugjeruan që ajo duhet tua thoshte bashkëshortëve të tyre përkatës, shumë prej tyre argumentuan se ajo duhet ‘të shohë punën e saj’ dhe mos përzihet. /Daily Mail