Kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një postimi tjetër në Twitte ka komentuar reagimet mbi dhunën e ushtruar nga djali i deputetit socialist.
Shefi i qeverisë u shpreh se opozita e “ka kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijon me yryshin e politikës së dëshpëruar”.
“E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar.
Asnjë fjalë mbështetjeje për prokurorinë.
Përkundrazi, veç baltë pa asnjë fre tanimë.
Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin”, shkruan Rama.