Montpellier ka mposhtur 3-0 në derbin kundër Nimes, që rikthehej në Ligue 1 pas 25 vitesh, në saj të golave të shënuar nga Ambroise Oyongo, Andy Delort dhe Gaetan Laborde.
Por ndeshja ka qenë e karakterizuar nga problemet e ndodhura mes tifozëve, që e detyruan gjyqtarin që ndërpriste ndeshje për minuta të caktuar, duke parë se si pasojë e thyerjes së barriera mbrojtëse disa tifozë u fut në fushë.
Forca e sigurisë, me ndihmën e policisë arritën të rikthejnë rregullin. Edhe presidenti i Montpellier, Laurent Nicollin, ndërhyri për të vënë paqen. Tanimë Montpellier rrezikon humbjen 0-3 në tavolinë…