Nga Enver Robelli
Ne nje shtet ku mijera qytetare moti nuk jetojne aty, por kane mbetur te regjistruar si votues, kuorumi prej 50 per qind nuk ka asnje kuptim.
Po ashtu per aq kohe sa mijera te vdekur vazhdojne te „jetojne“ ne regjistra, kuota 50 per qind eshte veshtire e arritshme.
Maqedonia pati shansin qe me ndryshimin e emrit t‘i jape hov pak edhe Ballkanit drejt integrimeve europiane.
Deshtoi per shkak te indiferences se votuesve, mendjemadhesise, inatit te famshem ballkanik. Pra, per kete deshtim nuk duhet te fajesohet as Rusia, as Serbia.
Deshtimi eshte i qytetareve te Maqedonise. Eshte edhe deshtim i BE-se, shenje e qarte se udheheqes te BE-se si Mogherini e Hahn e kane humbur ne menyre rapide autoritetin ne Ballkan. E vetmja gje pozitive: ata qe kane dale ne referendum mbi 90 per qind kane votuar per ndryshimin e emrit.
Ky eshte nje mandat i qarte per kryeministrin Zaev qe kete ceshtje ta kaloje ne parlament. Nganjehere demokracia direkte nuk eshte me efektive se demokracia reprezentative