Aulona Musta është një nga personazhet më provokues dhe më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Shpeshherë me postimet e saj ajo ngjall diskutime mes komentuesve.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në videon e fundit që ka postuar, ku shfaqet duke u stërvitur me bashkëshortin e saj në palestër.
Një fanse shumë e irrituar e ka ofenduar keq Aulonën duke i thënë se është bërë e neveritshme. Por Aulona e ruan qetësinë dhe e injoron duke mos i kthyer përgjigje asaj.
E irrituar nga fakti që Aulona s’i ktheu përgjigje, ajo i komentoi sërish duke i thënë qorre, por gazetarja e njohur e ironizoi në mënyrën më epike të mundshme.
“E shof.. në 97 komente dy janë negative..vërtetë shumë” si dhe shtoi 2 emoji sikur po qan me lot.