osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mezi sa po pres Lulzim, të fillojë hetimi! Do surprizohesh shumë shpejt, e sfidon Balla

Mezi sa po pres Lulzim, të fillojë hetimi! Do surprizohesh shumë shpejt, e sfidon Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulnat Balla ka reaguar pas deklaratës së PD, në të cilën shkruhej se arrestimin i Rexhep Rrajën nuk është asgjë më shumë sesa një truk për t’i vënë kapak një skandali më të madh politik.

Balla në një postim në rrjetet sociale shkruan se Partia Demokratike nuk ka për qëllim të kërkojë drejtësi për vajzën e dhunuar, por të bëjë luftë politike me të dhe Partinë Socialiste.

“Mezi po pres që Prokuroria të fillojë hetimin mbi kanalizimin e depozituar prej meje javën e shkuar dhe të thërrasë edhe të kallëzuarin kryesor, Lulzimin! Jam i sigurt që rezultatet do të jenë të shpejta dhe se regjisori Lulzim bashkë me aktorin e radhës së Babale 2 do të japin llogari para drejtësisë” -, ka shkruar ai në postimin e tij.

Postimi i plotë

E përshëndes deklaratën e partisë babalokraktike (PD), sepse nxjerr plotësisht zbuluar qëllimin e tyre që nuk ka qenë e nuk është fare drejtësia për vajzën e dhunuar, por lufta e pistë politike me mua dhe Partinë Socialiste!

E di që prej vitesh tashmë jam halë në sy për Saliun, Lulin dhe ca shërbëtorëve ordinerë të tyre, se të them të drejtën ka edhe deputetë të PD që janë njerëz normalë.

Nuk më çudit asgjë që ata thonë, bëjnë, nxisin, thurrin apo inskenojnë për të më baltosur e cënuar mua. Siç në fakt ishte shpifja e radhës në qershor me paratë e kapura nga Policia e Shtetit, kur në fund i humbur doli Lulzimi e të cilit do t’i duhet të paraqitet më datë 10 Tetor në Gjykatë si i akuzuar.

Por kjo deklaratë sot më ka çuditur pak se është e gjitha në mbështetje të qasjes sonë dhe deklarata konfirmon se Luli dhe PD vajzën e dhunuar e duan thjeshtë mish për top në luftën politike!

Mezi po pres që Prokuroria të fillojë hetimin mbi kallzimin e depozituar prej meje javën e shkuar dhe të thërrasë edhe të kallzuarin kryesor, Lulzimin! Jam i sigurtë që rezultatet do të jenë të shpejta dhe se regjizori Lulzim bashkë me aktorin e radhës së Babale 2 do të japin llogari para drejtësisë.