osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Presidenti Trump i telefonon Lulzim Bashës

Presidenti Trump i telefonon Lulzim Bashës

Qeshni, mos qani!-satirë politike/

Dje CNA.al i drejtoi një letër presidentit të SHBA-ve, SHTZ Donald Trump dhe kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel. Një letër me shumë dashuri dhe me shumë sinqeritet nga ana jonë, pas daljes televizive të Lulzim Bashës, i cili kërkonte revolucion, por qahej se nuk e linte Trump me Merkel. Pa folur pastaj për të gjitha budalliqet e tjera dhe sa qesharak u bë Lulzim Basha në emisionin “Të paekspozuarit” e Ylli Rakipit.

Por, pas letrës tonë ka ndodhur ajo që nuk pritej. Vërtetë Donald Trump ka telefonuar Lulzim Bashën. Stafi i tij dhe mesa duket njerëzit diku e kanë parë sikletin e Lulit dhe miku i madh i shqiptarëve ka bërë atë që duhej. Ka telefonuar Lulin. Në mësuam se Luli i ngazëllyer nga telefonata e Trump po i merrej goja dhe ju drejtua me fjalët, “Zoti President, nuk e di ç’ju thonë për mua, por unë ju dua shumë. Ju dua më shumë se Edi. Ai ka ardhur dhe ju ka sharë. Ai ka thënë për ju se jeni fatkeqësia e botës. Unë nuk e kam bërë këtë. Edhe unë kam shkuar tek Hillary Clinton tek konventa e demokratëve, por unë nuk isha kundër teje. Edhe unë jam me Sorosin, por unë s’jam kundër teje. Ai është kundër teje. Ai të ka sharë e unë s’të kam sharë. Unë jam djalë i mbarë”.-u mësua nga burime konfidenciale t’i ketë thënë Lulzim Basha presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Më tej, disa burime pranë Fatbardh Kadillit dhe Grida Dumës, që nuk shkojnë aq mirë sa duhet me njëri-tjetrin, na sollen ne disa informacione, duke na thënë se presidenti Trump i kishte folur shumë mirë Lulit, duke i thënë: “Lulzim, unë ty të dua shumë. Unë ty të dua më shumë se Edin, megjithëse vetëm ai më kupton mua, ashtu siç ndodhi te konferenca e NATO-s, ku vetëm ai mori vesh se çfarë unë thashë. Prandaj, ti mos ki frikë. Shko dhe bëj revolucionin tënd, pastaj shohim e bëjmë”.

Por, një tjetër personazh i rëndësishëm në PD, Edmond Spaho, duke folur me një mikun e tij në një drekë të fortë me verë e peshk, ka thënë: “Trumpi ka thënë shko te revolucioni, por unë e di që ti ke frikë. Edhe unë e di si Trumpi që Luli s’bën dot revolucion. Se Lulit nuk i shkon pas askush. As unë nuk i shkoj nga pas. Unë i vete se kështu më thotë doktori, ashtu siç i shkon dhe Edi Paloka. Por, tani ne kemi shpresë. Luli mund të marrë një çik kurajo dhe të shkojë drejt revolucionit.”.

Por, një tjetër burim nga PD-ja, edhe ky shumë i konfirmueshëm dhe i besueshëm, shumë afër Lulzimit, vetë Enno Bozdo ka thënë se Trump i ishte shprehur Lulzim Bashës se “Ti more djalë, jo që revolucion nuk bën dot, por ti nuk nxjerr dot as 50 vetë në rrugë, se ke hallin e kunatit, ke hallin e vjehrrit, ke hallin e parave. Ah more Luli, more Luli, ti je djalë i mirë, por nuk je për këtë punë”-mësohet ti ketë thënë Enno një shokut të tij për bisedën e Trump me Bashën.

E gjitha kjo përmblidhet me dy fjali. Mesa duket presidenti i SHBA-ve, i ka hapur rrugën Lulit për të bërë revolucion, për të bërë protesta, por Luli e di që nuk e bën dot dhe pritet që të ketë dhe një komunikim me kancelaren Merkel për të vendosur se çdo bëjë më tej me fatin e tij dhe të opozitës./CNA.al