Shpallja e ish-kryeprokurorit Llalla “Non Grata” nga SHBA ishte një prej temave të diskutuara në emisionin JAVA në RTSH. Gjatë emisionit, gazetari Artan Hoxha paralajmëroi se të tjerë zyrtarë të niveleve të larta do të izolohen nga SHBA.
Në këtë puntatë të “JAVA”, nuk mund të mungonin as çështje si ajo e skandalit të mesazheve erotike në parlament mes deputetit Ervin Salianji dhe shtetases G.D., por edhe debati për Teatrin Kombëtar.
Gazetari hedh “bombën”: SHBA do të shpallin të tjerë zyrtarë të lartë “NON GRATA”
Kështu deklaroi në emisinin “Java” në TVSH gazetari investigative Artan Hoxha. Duke bërë kronoloigjinë e gnajrjeve që çuan në ndalimin ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla bashkë me familjen e tij për të hyrë në SHBA, Hoxha theksoi se ky është vetëm fillimi. “ Masa ndaj Llalës tregon ndër të tjera se SHBA kanë mbledhur mbledhin informacion me instrumentët e tyre për zyrtarët e korruptuar në Shqipëri dhe në vende të tjera. Ky është paralkëjmërimi për të tjerët që kanë mbushur kupën”, tha analisti Preç Zogaj, duke shtuar se kjo masë ndëshkuese i ekspozon zyrtarët e lartë para popullit të tyre si të korruptuar e të padëshërueshëm në vendin kampion të demokracisë”.
Për Lorenc Vangjelin ky angazhim i fortë SHBA-ve në Shqipëri vjen dhe si rrjedhoj e interesave gjeopolitike për sa kohë “Shqipëria është i vetmi vend qartazi i vendosur në krah të SHBA në rajon”
Zogaj- Vangjeli debatojnë për Teatrin
Dy analistët kanë shkëmbyer replika të hidhura në emisioni “Java” në RTSH gjatë debatit për një prej çeshtjeve me të debatuara të javës. Gjatë debatit për çështjen e Teatrit Kombëtar në emisionin “Java” në RTSH,
“Drama ka mbaruar dhe çështja e Teatrit Kombëtar mund të uhet e mbyllur”, ta jo pa ironi analisti Lorenc Vangjeli që shtoi se artistët kanë pranuar të largohen. Arkitektët kanë filluar studimin dhe kjo çështje ngjan si një stuhi në gotë tashmë.”
“Komuniteti i artistëve ua zuri në grykë për momentin kryeministrit dhe të tjerëve që kishin mendje të keqe për Teatrin, por asgjë nuk ka mbaruar”, replikoi Zogaj. “ Pushteti i parasë do të ngulmojë në të veten për të marrë truallin, artistët do të vijojnë të mbrojnë idenë e teatrit në të njëtin vend. Nuk deklarihet nga askush a ka një buxhet për teatritn e ri, kush dhe si do te financohet. Të tjerat janë fjalë në erë”, shtoi Zogaj. “ E djeshmja dhe e nesërmja e teatrit nuk qëndron tek muret e teatrit” kundërrepikoi Vangjeli. “Beteja në këtë moment për muret po bëhët”, tha Zogaj. “Kryeministrti nuk e ka qejf teatrin, e ka dëshmuar me kohë. Nuk do të thotë gjë, shiet janë subjektiuve, por aido te bente mire te shpallte neutralitetin me problemine godinës se teatrit”. Debati është përshkallëzuar tej limiteve kur Vangjeli e konsideroj batutëne Zogajt “paranojë”.
Teatri Kombëtar: “E njëjta formulë si me stadiumin Qemal Stafa”?
I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, aktori dhe pedagogu i Akademisë së Arteve, Genc Fuga deklaroi se ka informacion që “për godinën e TK-së do të adaptohet e njëjta strategji si për stadiumin Qemal Stafa. Me skemën e PPP-së, do të kemi një kullë me Teatër”.
Aktori i njohur Elidon Fino, i pranishëm gjithashtu në emision, shprehu se ka një mosbesim të madh nga komuniteti i artistëve ndaj Qeverisë por “ne nuk duhet të kemi prioritet mosbesimin. Për sa kohë Kryeministri ka deklaruar se aty do të rindërtohet vetëm dhe eksluzivisht Teatri i ri Kombëtar, ne duhet të investohemi ta besojmë këtë deklaratë” tha ai, duke shtuar se “rindërtimi i godinës është i domosdoshëm”.
Ndërtimi eventual iTeatrit të ri me skemën e PPP-së shkon në rrjedhën e idese se kontestuara nga artistët për ndërrtuar teatër nën grataçielë në rastin me të mirë. Komuniteti i artistëve vijon të kërkojë siguri se në vend të tearrit të vjetër do të ngrihet i riu.
Dy fakte të reja që zbulojnë GD-në e Ervin Salianjit
Editori i CNA.al, Elvi Fundo, në emisionin “Java” në RTSH publikoi faktin se G.D, kishte ndryshuar emrin e saj në BBM që ishte edhe mënyra e komunikimit me deputetin Salianji.
Sot një fakt tjetër është nxjerrë nga gazeta “Tema”, i cili ndodhej brenda tekstit të publikuar prej nesh 5 ditë më parë. Në mesazhet e shkëmbyera Ervin Salianji dhe G.D, përmendet “Dait”, i cili është djali i deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma.
Heshtja e PD-së zyrtare thjeshtë po thellon më tej skandalin duke çuar në informacione të cilat po vërtetojnë ditë pas dite se kush qëndron pas mesazheve të deputetit demokrat dhe faktet po thellohen duke rrezikuar me shumë gjasa që të jetë një histori erotike brenda grupit parlamentar të PD-së.
CNA.al që është dhe publikuesi i videos është gati ta suportojë këtë histori dhe nga një erotikë të fshehtë ta kthejmë në një “hapyy end”. Në vijim do të sjellim edhe të tjera fakte dhe detaje që ndoshta mund të rëndojnë edhe më tej situatën e G.D dhe kjo jo vetëm në lidhje me deputetin Salianji, por dhe me personazhe të tjerë të politikës, botës së biznesit etj. (Javanews.al)