Politika në vendin tonë ia doli të nështrojë dhe vendosë nën thundrën e saj sitemin e drejtësisë. Edhe pse korrupsioni gëlonte sheshit rezultatetet e fazës së parë të Vettingut kanë surprizuar ndërkombëtarët, mbështetësit kryesor të reformës në drejtësi. Edhe ata janë habitur nga numri i lartë i prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët ngecën në rrjetë. Nga marsi i këtij viti deri në 20 korrik Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra 13 prokurorë dhe gjyqtarë, ndërsa numri pritet që të rritet në vijim.
Një sitem drejtësie kancerogjen bëri që krimi të mbetet i pandëshkuar. Partë dhe pushteti mbizotëruan. Kështu mbyllen dosjet , duke lënë pa hetuar sa e sa krime. Ndaj reforma po sjell rinovim, nga një anë dhe ankth në anën tjetër, pasi gjithçka që të korruptuarit krijuan me “konsenus” po iu kthehet në bumerang. Drjetësia dhe politika po fundosen në të njëtin pus së bashku.
Disa prej emrave të shkarkuar nga Vettingu
- Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese-Shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Pjesë e trupës gjykuese që dha vendimin për të mos ekstraduar Almir Rrapon në SHBA)
- Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
- Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
- Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
- Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
- Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
- Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
- Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Ka pushuar hetimet për pasurinë për një person të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë. Nuk hetoi prokurorin me inicialet A. K., i përfshirë)
- Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkak mosjustifikimi i pasurisë dhe korrupsioni. (Pjesë e hetimit për dosjen 21 janari dhe të Mark Frrokut për çështjen e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë)
- Gani Dizdari, gjyqtar ne Gjykatën Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë, si dhe kontakte me të inkriminuar
- Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë, shkak lidhjeve me krimin, fshehja e dënimit për vjedhje, fshehje dhe mosjustifikim pasurie. (Ka gjykuar dosjen për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë. Ka dhënë vendime për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Gent Strazimirin).
- Artan Zeneli, gjyqtar pranë Gjykatës së lartë, shkak mosjustifikimi i pasurisë dhe mosdeklarimi i heqjes së vizës nga ambasada e SHBA.
- Toma Ndreca, gjyqtar i Gykates se Larte, shkak mosjustifikimi i pasurise, si dhe kontakte me të inkriminuar.
BILANCI I VETTINGUT 2018
Janë shkarkuar 21
Janë konfirmuar 27
Janë dorëhequr 3
Në proces 6
Apeluar ne Kolegj 7 nga 27
Në total 57