Atëherë kur temperaturat e debatit publik janë rritur ndjeshëm pas pyetjes se përse djali i një deputeti, i denoncuar për dhunë nuk është arrestuar ende, dy gra të drejtësisë i kanë dhënë rrugë kësaj çështjeje. Gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha, me kërkesë të prokurores së Krujës, zonjës Mirela Kapo ka vendosur masën “arrest me burg” në mungesë për shtetasin Rexhep Rraja. Ai dyshohet se ka kryer veprën e dhunës dhe përndjekjes në dëm të 25-vjeçares nga fshati Zezë.
Por kush është Enkeleida Hoxha për të cilën ministrja Etilda Gjoni ka kërkur edhe shkarkimin?
Gjyqtarja Hoxha është e njohur për dy vendimet e saj në lidhje me lirimin nga burgu të Genc Tafilit dhe Ilir Pajës.
Enkelejda Hoxha është gjyqtarja që ka marrë vendimet për lirimin nga burgu të Ilir Pajës dhe Genc Tafilit.
Genc Tafili kreu 17 vite burg që nga arrestimi i tij në vitin 2000 pasi u akuzua si bashkëpunëtor në vrasjen e kolonel Arben Zylylftarit. Nga gjykata ai është dënuar me 25 vite burg, por kreu vetëm 17 të tilla. Ai është është vëllai i Admir Tafilit, edhe ky i dënuar pë vrasje.
Por jo vetëm ky lirim nga burgu. Një tjetër i dënuar u lirua nga burgu i Krujës dhe ky është Ilir Paja, i cili njihet nga të gjithë me nofkën “ufo”. Ilir Paja është i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet italiane dhe gjermane. Ai është person në kërkim ndërkombëtar, sepse ndaj tij është dhënë dënimi për një vrasje të kryer në Gjermani.
Gjyqtarja Enkeleida Hoxha pak kohë më parë u rikthye në qendër të vëmendjes edhe me një tjetër skandal. Kësaj here gjyqtarja e rrethit gjyqesor të Krujës nëpërmjet një vendimi vendosi njohjen e vjetërsisë në punë të Marjana Prenucas, një qytetareje , duke i njohur vitet e punës që në moshën 5-vjeçare.