Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike lidhur me arrestimin e djalit të deputetit Rahman Rraja i cili dhunoi ish-patneren e tij.
Deputetja socialiste e konsideron deklaratëne e PD si një konfirmim se demokratëve nuk ju intereson drejtësia por politika.
“Cilido që e ka ndjekur debatin për rastin e vajzës së dhunuar, duhet të lexojë deklaratën e Partisë Demokratike për ndalimin e djalit të deputetit nga policia.
Si mund ta thoshin më mirë, me gojën e tyre, që atyre s’u intereson drejtësia po politika?!
S’u intereson fati i drejtësisë për vajzën, po fati i fabrikimit për Taulant Ballën.
S’u intereson që të ndalohet djali i deputetit, po që të vazhdojë të hidhet balta!
Uroj që prokuroria t’i shkojë deri në fund kësaj historie dhe drejtësia t’i japë fund edhe kësaj histerie!”, shkruan Spiropali. /Tema