Festimi i një goli është një ndër ndjenjat më të bukura të jetës, por për një grup tifozësh të Sevillas, goli i skuadrës së tyre të zemrës për pak përfundoi në një tragjedi. Episodi ndodhi në ndeshjen e mbrëmjes së të shtunës, atu ku Sevilla kishte udhëtuar për tu ndeshur me Eibar.
Në minutën e 58-të të takimit, mesfushori argjentinas i Sevillas, Ever Banega u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe praktikisht mbylli takimit, pasi shënoi për 2-0. Një episod që ngriti të delir tifozët që kishin udhëtuar drejt Eibar, por në atë moment turma “shkaktoi” tërmet, duke bërë që tribuna të shembet.
Ngjarja ndali për gjashtë minuta takimin, ndërsa mbështetësit morën trajtim mjekësor. Bilanci ishte i madh. 14 tifozë u plagosën dhe 10 u shtruan në spital, por asnjë nuk pësoi dëmtime serioze, sipas shtypit spanjoll.
Sevilla e fitoi ndeshjen me rezultatine përgjithshëm 3-1, me klubin që ia kushtoi fitoren tifozëve të lënduar.