osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Më 3 tetor zbardhen vendimet për 40 emra, KPK dhe ONM fusin në skaner 144 gjyqtarë e prokurorë

Më 3 tetor zbardhen vendimet për 40 emra, KPK dhe ONM fusin në skaner 144 gjyqtarë e prokurorë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet që javën e ardhshme të nisë vrullshëm punën. Pas një pauze gati dymujore, KPK do të rikthehet këtë të mërkurë me dy seanca dëgjimore në ditë. Në sitën e vetingut do të kalojnë dy anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi: Ahmet Jangulli dhe Sotiraq Lubonja. Njëra seancë do të zhvillohet në orën 09:30, ndërsa tjetra në orën 12:00. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi mori pushimet në dy-javorshin e dytë të gushtit, u rikthye në fillim të shtatorit, por zhvilloi vetëm një seancë dëgjimore me prokurorin Bujar Hoti. Më pas nuk pati më asnjë lëvizje, ndërsa nuk u dha asnjë arsye zyrtare se pse subjektet e rivlerësimit nuk po kalonin në sitë. Mirëpo gazeta ka arritur të mësojë se shkaku kryesor i kësaj pauze ishte mbingarkesa me zbardhjen e vendimeve.

Gjatë korrikut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pati një periudhë mjaft të ngjeshur me shkarkime dhe rikonfirmime gjyqtarësh e prokurorësh. Pikërisht zbardhja e vendimeve të plota për 49 emrat që kaluan në veting mësohet t’i ketë marrë shumë kohë KPK. Gazeta raportoi gjatë gushtit se ishin plot 24 vendime të pazbardhura. Por tashmë, nga një bilanc i kryer nga gazeta kanë mbetur vetëm nëntë të tilla, ç’ka do të thotë se nga 49 vendime të marra nga KPK, 40 janë zbardhur të plota, ndërsa 9 janë në proces. Vendimet e pazbardhura akoma janë vendimi për shkarkimin e: ish-prokurorit të Tiranës, Arben Nela; ish-gjyqtarit të Lartë, Artan Broci; ish-kryeprokurorit të Tiranës, Dritan Rreshka si edhe vendimet për rikonfirmimin në detyrë të: Besnik Muçit, prokuror i Krimeve të Rënda; Artur Malajt, gjyqtar i Administratives; Gentian Osmanit, prokuror i Krimeve të Rënda; Arben Dollapajt, prokuror i Shkodrës dhe Brunilda Kadit, gjyqtare e Tiranës.

Vetëm dy ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri publike plot tre vendime shkarkimesh njëri pas tjetrit, ndërsa pritet që situata të vijojë njësoj edhe në fillim të javës me qëllim që kjo fazë pune të mbyllet sa më parë dhe të fillohet me kalimin në sitë të emrave të tjerë.

144 emra në skaner

Janë plot 144 gjyqtarë dhe prokurorë që presin Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që t’i kalojë në skaner për aftësitë profesionale, integritetin e figurës dhe anën pasurore. Midis tyre ka emra që mund të zgjidhin ngërçin e krijuar në drejtësi pas rezultateve të vetingut. Mes 144 emrave, 7 prej tyre janë kandidatë për Gjykatën Kushtetuese: Ilir Mustafaj, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Luan Dervishi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër; Rexhep Bekteshi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës; Regleta Panajoti, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Valbona Bala (Pajo), ish-këshilltare në Gjykatën Kushtetuese; Arta Vorpsi, këshilltare në Gjykatën Kushtetuese; Elsa Toska, këshilltare në Gjykatën Kushtetuese.

Po ashtu në listë bëjnë pjesë krerë gjykatash e prokurorish: Dritan Peka, drejtues, Prokuroria e Apelit Tiranë; Altin Binaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Vlorë Elvin Gokaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Shkodër; Artan Bajrami, drejtues, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda; Admir Belishta, kryetar i Gjykatës së Rrethit Korçë; Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së Rrethit Berat, etj. Mes emrave bie në sy edhe Sandër Simoni, i cili është kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Gjithashtu në listë janë edhe 16 prokurorët e Krimeve të Rënda. Kujtojmë që këta të fundit, nëse e kalojnë vetingun, kanë të drejtë automatikisht të bëhen pjesë e SPAK, sipas përcaktimeve ligjore.