Bleona Qerreti ka bërë të ditur se po shkruan një libër autobiografik i cili pritet ta trondisë politikën pasi në të këngëtarja do përmendë me emra konkret politikanët apo njerëz të famshëm që e kanë ngacmuar, i kanë propozuar etj.Libri duket se do shkaktojë shumë reagime, por para publikimit të tij, Ermal Mamaqi ka vendosur të zbulojë këtë të shtunë dy pjesë të shkëputura nga ky libër në emisionin “Xing me Ermalin”.
“Ora shënonte 1:15 pa mesnate, sapo isha kthyer nga koncerti dhe doja të flija. Trokiti dera, trokitjet ishin të forta, sikur personi kërkonte të shqyente derën. U çova, ashtu e trullosur e hapa derën. Po ti ç’ne këtu në këtë orë? Doja të të shikoja tha ai.
Nuk shikohen njerëzit në të natës mo burrë plus që pse duhet të më shohësh ti mua. Pa e ftuar, ai tentoi të futej në shtëpi. Më fal po unë nuk të ftova i thashë. Në sytë e tij pashë një inat të pajustifikueshëm. Tentoi përsëri. E ndalova por…”, këtu Ermali e ndërpreu leximin duke u shprehur se vazhdimin do e zbulojmë në librin e Bleonës.
Ndërsa në historinë e dytë flitej për një kryeministër që e kishte ftuar Bleonën në zyrë, kishte hapur shampanjë dhe këtu leximi u ndërpre përsëri.
Duke qeshur Bleona tha se ky është versioni i Ermalit për librin e saj, por pranoi se një pjesë janë të vërteta.