osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Neni i mafies, politikanët mbrojnë pasuritë e vjedhura pas vdekjes, Shqipëria drejt dinastisë

Neni i mafies, politikanët mbrojnë pasuritë e vjedhura pas vdekjes, Shqipëria drejt dinastisë

Kasta sunduese ndjek rrugën e faraonëve të Egjiptit, krerët e politikës shqiptare ndalojnë me ligj sekuestrimin e pasurive dhe parave të pista pas vdekjes së tyre, paratë dhe pasuritë e popullit duhet t’i gëzojnë fëmijët e tyre, shqiptarët duhet të ngrihen në revoltë për shfuqizimin e ligjit

Zbulohet një nga poshtërimet dhe përdhunimet më të rënda të kastës sunduese në Shqipëri ndaj shqiptarëve dhe kombit.

Krerët e politikës shqiptare, në konsensus më njëri-tjetrin, kanë menduar për mbrojtjen e pasurive të grabitura dhe parave të korrupsionit edhe pas vdekjes së tyre. Kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, të cilët sundojnë prej 28 vitesh vendin duke e vjedhur për të siguruar pushtetin dhe duke përdorur pushtetin për të vjedhur, kanë vendosur me ligj që pasuritë e vjedhura t’i gëzojnë fëmijët e tyre, madje edhe fëmijët e fëmijëve, brez pas brezi.

Kasta sunduese në Shqipëri, ashtu si faraonët e Egjiptit, krahas vjedhjes së parave dhe pasurive publike, ka menduar dhe po punon për të siguruar pasurinë e pas vdekjes, me qëllim që t’ua trashëgojë pasardhësve.

Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha dhe hienat e tjera të politikës, sipas rolit dhe hierarkisë në piramidën sunduese të Shqipërisë, kanë miratuar një ligj, i cili nuk lejon konfiskimin e pasurisë të kaluara në emër të trashëgimtarëve, nëse kalon 5 vite nga vdekja e tij. Në këtë mënyrë, ata mund të trashëgojnë pasuritë e vjedhura, pa probleme, duke i kaluar në emër të trashëgimtarëve, ku pasi kalojnë 5 vite nga vdekja e tyre, pasuritë e vjedhura i marrin fëmijët e fëmijëve dhe kështu me radhë brez pas brezi.

Neni mafioz është pjesë e ligjit anti-mafia, i cili parashikon rregullat dhe procedurat për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të korrupsionit dhe drogës.

Ligji anti-mafia, në pikën 3 të nenit 3, thotë se masat për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive mund të kërkohen dhe ndaj trashëgimtarëve të personit, subjekt i zbatimit të këtij ligji, por, në çdo rast, jo më vonë se 5 vjet nga data e vdekjes.

Ligji thotë se duhen konfiskuar pasuritë e politikanit apo bosit të drogës, të kaluar në emër të personave të afërt, ku përfshihen, bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, ungjërit, emta, nipërit, mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe të motrave, vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunata, kunati, bashkëjetuesi, thjeshtri, thjeshtra, njerku dhe njerka.

Por, më poshtë kanë futur pikën tre për të shpëtuar dhe trashëguar pasuritë e grabitura gjatë kohës kur kanë qenë në pushtet.

Deri në vitin 2014, ligji anti-mafia zbatohej vetëm për kapot e trafiqeve, krimit dhe terrorizimit. Pas vitit 2014, pas kërcënimeve të Perëndimit, parlamenti u detyrua që të futeshin edhe politikanët. Por, këta të fundit e kanë krijuar një shteg për të shpëtuar. Më parë, me konsensus mes tyre, politikanët shqiptarë, kanë vendosur në Kodin e Procedurës Penale ndalimin e hapjes së një dosje, e cila është gjykuar një herë apo është mbyllur, edhe nëse dalin në dritë fakte të reja.

Shqiptarët duhet të vetëdijesohen për këtë poshtërim të madh ndaj tyre, duke u ngritur në revoltë, për shfuqizimin e këtyre neneve mafioze, në të kundërt në Shqipëri po krijohet një dinasti./Pamfleti