Atletja jonë e vrapimeve të mesme e të gjata, Luiza Gega, shpallet kampione e Ballkanit në garën e 3000 metrave në turneun e sallave të mbyllura që u zhvillua në kryeqytetin e Turqisë, Stamboll, duke e kaluar e para finishin me kohën 9 minuta e 6 sekonda. Atletja shqiptare e distancave të mesme rrëmbeu medaljen e artë në këtë disiplinë, ku shfaqi supermacinë ndaj rivaleve të saj. Ky është një tjetër sukses i madh i arritur nga atletja shqiptare në turneun ballkanik “Istanbul Indoor”, teksa një vit më parë në të njëjtin turne rrëmbeu medaljen e artë në garën e 1500 metrave me kohën 4:06:65, që është edhe rekordi kombëtar në këtë disiplinë.
Tjetër medalje e artë për Shqipërinë në kampionatin ballakanin të sallave të mbyllura që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë. Pas Luiza Gegës, që fitoi të artën në garën e 3000 metrave me kohën 9 minuta e 6 sekonda, në shkallën më të lartë të podiumit u ngjit edhe Izmir Smajlaj. Atleti shkodran i kërcimit së gjati kërceu 7 metra e 80 centimetra, duke mbrojtur titullin kampion që fitoi një vit më parë në Beograd. Ky rezultat nuk është ai që pretendon realisht kampioni shkodran, por që mjaftoi për të fituar medaljen e artë edhe në Stamboll.
Dy vendet e para të siguruara nga Gega dhe Smajlaj janë arritje e madhe për atletikën shqiptare, që pavarësisht kushteve aspak të përshtatshme për stërvitje, arrin të sigurojë medalje të artë në mitingjet ndërkombëtare. Dy sportistët tanë elitarë të atletikës, po mbylojnë Shqipoërinë me ar në aktivitetet ndërkombëtare. /Pamfleti.com