osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pushteti nuk merret me debilë

Pushteti nuk merret me debilë

Pushteti nuk merret me debilë. Aq më pak mund të merret me debilë të tillë politikë, që sapo ia mbathin nga vendi i tyre, nuk përtojnë të hedhin baltë mbi gjithçka, të vihen në shërbim të një force politike, kushdo qoftë ajo, të bëhen mashë në duart e kujtdo, duke pritur shpërblimin përkatës.

Shkruan Bedri Islami

Pak ditë më parë, një oficer i policisë gjyqësore, që aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë, në kërkim të azilit politik, përmes një televizioni të lidhur më tepër se ngushtë me opozitën, bëri një “denoncim”, paksa të çuditshëm, që, edhe pse i hartuar jo me ngut, tingëllonte tejet i çuditshëm. Duke u nisur nga halli i vërtetë i një vajze dhe jetës së saj private, çka mund të ndodhë në të gjithë kohërat dhe kudo, ai ndërtoi, jo pa ndihmën e kupolës shqupase, një skenë babale, duke akuzuar shumicën qeverisëse dhe njërin nga eksponentët e saj, të cilët e kishin kërcënuar me pistoletë në kokë. I duhej patjetër më shumë se një emër për të akuzuar dhe, si rrjedhin gjërat, askush nuk do të ishte më lehtë i goditshëm se sa shefi i grupit parlamentar i shumicës socialiste, Taulant Balla.

E qepur keq, duke e ditur edhe ata vetë se një lojë e tillë nuk ishte asgjë tjetër veçse krijimi i një legjende babalësh, e thirrur në ndihmë si një vazhdë e përgjimeve të kohëve të fundit, krejtësisht e pabesuar, aq më tepër e shpallur në të njëjtën ditë kur ekspertiza londineze saktësoi se Babale 1 është një trillim politik, që deshi përmbysjen e një qeverisjeje, sajimi i tashëm, përmes një njeriu i cili mund të kishte si moto të qëndrimit të tij një varg të Dritëroit, “ne jemi trima, sa dalim nga vrima”, është njëra nga përpjekjet e herë pas hershme për të krijuar një gjendje të re, thellësisht politike, si mjetin për të marrë pushtetin.

Pushteti nuk merret me debilë. Aq më pak mund të merret me debilë të tillë politikë, që sapo ia mbathin nga vendi i tyre, nuk përtojnë të hedhin baltë mbi gjithçka, të vihen në shërbim të një force politike, kushdo qoftë ajo, të bëhen mashë në duart e kujtdo, duke pritur shpërblimin përkatës.

Rasti i një nënpunësi të rëndësishëm të shtetit, aq më shumë në një strukturë që po rimëkëmbet, atë të drejtësisë dhe të Policisë së Shtetit, i cili, duke braktisur vendin për të qenë azilant në një vend të huaj dhe për të arritur të hedhë llum mbi vendin e tij, nuk është as i pari dhe as i fundit. Ka ndodhur herë pas here dhe me këtë mendësi që po krijohet, mund të ndodhë përsëri.

Kur gjithçka është në një veçim politik, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar, sepse në këtë rast të kujtohet një varg i famshëm, “njëshi zero e hiç”, por kur ky hiç vihet nën suazën e një force politike që herë herë ka qeverisur, megjithëse përgjithësisht ka qeverisur për faqe të zezë, atëherë janë tri gjëra të mëdha, të cilat, ose duhen eliminuar që në fillimet e tyre, ose duhen ndëshkuar kur gjithçka është e sajuar, e nxitur dhe e krijuar për pështjellime politike dhe të rënda për vendin.

Babale 1 dëshmoi se sa larg janë të gatshëm të shkojnë disa nga rishtarët bashjanë në skenën e shqupasve, të cilët nuk ngurrojnë të bëhen pjesë e një krimi, duke e ditur se nuk do të ndëshkohet askush, dhe se, ashtu ose kështu, sajesa e tyre, domosdo do të jetë e bujshme, edhe pse tejet e përkohshme.

Babale 1 dëshmoi se opozita nuk është larg lidhjes edhe me elementë të krimit, si Babale, ajo është e gatshme të përdorë cilindo që mund t’i shërbejë, qofshin edhe kamikazë; se, përmes disa pasunarëve të rinj, të mbledhur rreth klubit politik Basha e kunetër, ata mund të blejnë njerëz të kriminalizuar, të cilët, edhe pse janë nga ai fundi i shoqërisë normale, e marrin me dëshirë këtë rol, duke pasur edhe shpërblimin e tyre material.

Babalja e tashme, njëlloj si edhe ajo e veturës Toyota, e cila e sinjalizuar nga ky klan përmes një dëshmie të hapur të bashës, ndërrroi destinacionin e saj, ka një tjetër pasvijë: opozita, për pushtetin, mund të përdorë njerëzit e saj në strukturat e shtetit; të marrë të dhënat sekrete të operacioneve të rëndësishme, jo vetëm shqiptare, por edhe ndërkombëtare, t’i shpërndajë ato, të bëhet vetë pjesë e kësaj mafieje të re politike, të cilët, edhe pse e dinë se po bëhen pjesë e krimit, nuk ia përtojnë të shembin, nëse munden, të gjithë Shqipërinë për një grusht parash.

Afera e tashme, si shkrova më sipër, ka para vetes tri gjëra të mëdha.

Së pari, ne kemi një opozitë që është e gatshme të hedhë në erë gjithçka, edhe nderin, edhe mendjen, edhe paratë, për të ardhur në pushtet. Ajo nuk e ka për gjë të devijojë çdo gjë që do të mundej për të bërë një kanal të ri ku rrjedhin ujrat e pista dhe përmes të cilave mendojnë foshnjërisht se do të përlyhet vetëm shumica qeverisëse.

Një opozitë që si ide të vetën këtyre ditëve ka vetëm një “Vetting” për politikën, i cili i ngjan një grushti institucional të shtetit dhe që, për të bërë shumicën në një mendje me të, e vendos atë para skenave të tilla, të qepura keq, zindjellëse dhe trishtuese.

Për kaq shumë vite në politikë opozita ka gjetur si rrugë të ardhjes në pushtet krijimin e farsave politike, të cilat, as nuk e trazojnë këtë qeveri dhe pushtetin e tashëm, sepse janë tepër foshnjarake, sidomos kur mendon se ndaj cilave gjëra mund të ngrihen kauza të denja dhe të qëndrueshme.

Opozita Basha, e njohur më shumë si gjobëvënëse dhe e provuar kur ishte në pushtet si grabitëse e gjithçkaje që i doli përpara, nuk mund të rrëzojë një qeverisje, e cila, edhe pse e lodhur nga mëkatet e saj, ndjehet komode kur Basha e kompani merren me ciklima të tilla, të cilat, për mendjen e ngushtë të Nokës mund të jenë gjeniale, por për një mendje mesatare janë spekullime amatorësh.

Në të gjithë stafin e sotëm të opozitës nuk gjen asnjë që ka në jetën e tij politike një fitore të vetme, por gjen aq shumë që janë bërë të pasur përmes pushtetit.

Së dyti, përballë pushtetit është një opozitë e cila është e gatshme të përdorë edhe një jetë njerëzore, krejt e pafajshme në përditshmërinë e saj, që ka në vete një brengë të madhe, një hall jetësor dhe që, pas të gjithave, ndjen mbi vete edhe pohtërimin e dytë, kësaj here nga politika.

Jeta e kësaj vajze tani përgojohet nga ata që shkruajnë edhe në parlament mesazhe të pështira dashurie, perverse edhe për një çunak e një çunake, që nuk e kanë për gjë të kenë pas vetes afera të rënda që ia mbulon deputetllëku e pasuria, që kanë bërë karrierë politike përmes aferës e jo mendjes dhe që sot, duke e lidhur jetën e kësaj vajze me politikën, dëshmojnë se janë të gatshëm të futen edhe në shtrate bashkëshortorë.

Në jetën e kësaj vajze, e cila ishte më mirë në anonimitetin e saj, janë strukur, që nga Berisha, që është në fakt inspiruesi kryesor i kësaj afere, përmes një qytetari digital, e deri tek Noka, “mjeshtri” i derdhjes së ujit të hollë në mjediset e jashtme të parlamentit; ata sjellin fjalë që edhe më tej rëndojnë gjithçka, duke e rënduar edhe më tej një jetë njerëzore.

Së treti, forma të tilla po bëhen të zakonshme. Thirrja në ndihmë e gjithfarë halabakësh, që nga kriminelë të dënuar e deri tek oficerë gjyqësorë që marrin arratinë për të bërë një dëshmi, si garanci për strehim politik, po futen në jetën politike.

Mirëpo çfarë ndodh?

Edhe pse këto “denoncime” dëshmohen se janë trillime dhe të lindura në sallat shqupase, edhe pse autorët janë gjynahqarë politikë, edhe pse krijohet një turbullirë politike, përsëri askush nuk dënohet, askush nuk mban përgjegjësi, askush nuk hetohet.

Shpifja dhe dënimi i saj, aq më tepër në këto kushte dhe për këto qëllime të rënda, janë të sanksionuara në të gjithë legjislacionin tonë juridik, por kalojnë në harresë, sepse pas tyre qëndron politika.

Ka ardhur koha, për të dy krahët e politikës, që të mbajnë përgjegjësi për shpifjet, sajimet, trillimet, të cilat dëmtojnë jetë njerëzore, e për më tepër rëndojnë në jetën e shtetit.

Nëse kjo nuk bëhet, atëherë shpifja, trillimi do të kenë të drejtën e qytetarisë dhe askush të mos qahet nëse nesër do i thonë hajdut, vrasës, mashtrues, tradhtar etj etj.