Del para trupit gjykues Redmond Gruda, i riu qe vrau gjyshen e tij, brenda baneses ku jetonin se bashku.
Gjykata ka caktuar per te masen e sigurise “arrest me burg”.
Sipas prokurorit, nga kqyrja e kufomes “kemi konstatuar mbi 13 goditje me thike ne trupin e viktimes.
Disa ne koke disa ne trup, disa pas qafes dhe ne te dyja duart kishte shenja prerje. Kemi dyshime se do te coptonte trupin e gjyshes”.
Perballe akuzes, djali eshte shfaqur i penduar. “jam penduar per krimin”- ka thene shkurt ai.
Nderkohe qe me heret, ka treguar se nuk e kishte duruar dot, pasi ajo i ishte kthyer dhe nuk i kishte dhene parate qe ai i kishte kerkuar.