Partia Demokratike e ka pritur sot me protesta Kryeministrin Edi Rama, i cili do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë në qytetin e Korçës.
Qytetarët kanë protestuar me pankarta në duar, duke e akuzuar qeverinë “Rama” se ka lidhje me kriminelët dhe përdhunuesit.
Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji ka postuar në faqen e tij të Facebook fotot e protestës së qytetarëve të Korçës.
“Rama pritet me protesta nga qytetarët ne Korçë. Qeveri hajdutësh, kriminelësh, përdhunuesish, shkruan deputeti i PD.