45-vjeçari Andrew Wardle ka kaluar plotë 5 ditë në gjendje kome, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë.
Ai është një rast i njohur botërisht, pasi është personi i parë i lindur pa penis, i cili iu nënshtrua operacioneve të shumta për të fituar një penis bionik.
10 orë operim iu desh mjekëve që t’i vinin një penis funksional, të cilin Andrew e cilësoi si “të madh”.
Ai dhe e dashura e tij, Fedra Fabian, janë shumë të lumtur për rezultatin pozitiv të operacionit të bërë në Londër.
Pasi kryen marrëdhënie për herë të parë dhe folën për eksperiencën e tyre të bukur, gruaja gjeti 45-vjeçarin të shtrirë në tokë pa ndjenja.
Ajo telefonoi menjëherë spitalin, ku pasi u shtrua, burri ndenji për plotë 5 ditë në gjendje kome.
Mjeku Barry Tomes tha:
Ishte i pandërgjegjshëm. Kishte temperaturë të lartë për ditë me radhë dhe të vjella.
Menduam se ishte prekur nga ndonjë neurovirus. Ishte aq i sëmurë saqë edhe skaner nuk mund ti bënim.
E kontrolluam edhe për kancer në pankreas, por nuk kishte asnjë problem. Gjithçka i ishte shkaktuar pasi kishte bërë seks për herë të parë”.