osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shpifjet e Lulzim Bashës, një imitim i keq!

Shpifjet e Lulzim Bashës, një imitim i keq!

Nga Carlo Bollino

Mbrëmë në darkë Lulzim Basha hodhi tej edhe copën e fundit të asaj maske, që e bënte të dukej ende paksa ndyshe nga Sali Berisha. Tanimë, kemi të bëjmë me një fotokopje identike. I intervistuar nga gazetari Ylli Rakipi, lideri i opozitës akuzoi Report TV-në, pronar i të cilit jam, se ka marrë “miliona euro” nga qeveria dhe veçanërisht nga Edi Rama. Një akuzë identike me atë, për të cilën vetëm pak muaj më parë Sali Berisha u dënua nga Gjykata për shpifje. Historitë tona personale janë shumë të ndryshme: nuk dua të mburrem, por ja vlen të kujtohen.

Kur unë punoja në Itali dhe bridhja botën si gazetar, Lulzim Basha ende luante me kaluç në Tiranë dhe ëndërronte të bëhej ndonjë drejtor ndërmarrjeje për të mundur të vidhte një copë bukë më shumë për ta çuar në shtëpinë e tij komuniste. Më pas, kur shpërtheu mrekullia e demokracisë, Basha në pak vite arriti të grumbullojë një pasuri prej miliona eurosh, ndërkohë që unë ende nuk e kam idenë se si duket një milion euro. Të dëgjosh nga goja e Bashës fjalët ”miliona euro” sikur të ishin fara kungulli, më bën të mendoj se për Bashën shpifja nuk njeh kufi, ose nuk ka kufij pandershmëria e tij.

Në rastet e rralla kur e kam takuar, Basha më ka dhënë përshtypjen se ishte i ndryshëm nga Berisha: një djalosh modern, i mësuar me rregullat e Perëndimit dhe, mbi të gjitha, i hapur ndaj dialogut dhe për të dëgjuar, me atë buzëqeshje të përhershme por që dukej e sinqertë. Bashën e kam konsideruar të ndryshëm edhe kur ka marrë në dorë frenat e Partise Demokratike dhe të gjithë e përshkruanin si një kukull së cilës fijet ja lëvizte shefi i vjetër.

Një bashkëpunëtor i hershëm i ngushtë i tij, për të cilin ende ruaj vlerësim të lartë, një ditë më tha: “Bashës i duhet kohë, pasi nuk është e lehtë t’i shpëtosh kontrollit të doktorit”. Dhe i besova. Por që nga atëhere ka kaluar mjaft kohë dhe, në vend që të rriste distancat, Basha zgjodhi mbivendosjen e përsosur, deri në atë pikë sa nuk kuptohet dot se ku mbaron Luli dhe ku fillon Saliu. Molekula e fundit që i mungonte për identifikimin absolut me Berishën i erdhi me këshilltaren e tij të re për shtypin, Elona Meço, e cila çdo ditë i flet në vesh fjalë urrejtjeje ndaj gazetarëve, të cilat ai i dëgjon me kënaqësi. Dhe kështu vjen shkrirja e përkryer me doktorin: në shënjestrën e tij kanë përfunduar të njejtat media dhe të njejtët gazetarë “rebelë” që prej vitesh janë në shënjestrën e Berishës.

Domethënë ato media që guxojnë herë pas here të venë në diskutim gënjeshtrat e lidershipit të PD-së. Dhe, duke qenë se Berisha më ka akuzuar personalisht për gjithshka, por së fundmi ka zgjedhur edhe të më akuzojë mbi të gjitha se qenkam bërë shumë i pasur me “miliona euro” të marra nga qeveria, ja pse edhe LU-LI (gjysëm Lulzim, gjysëm Sali) më akuzon se kam marrë ”miliona euro” nga qeveria.

Është e qartë që si Basha, si Berisha besojnë se të tjerët bëjnë ashtu siç kanë bërë ata vetë. Sigurisht, në kohën kur kishin pushtetin, u kanë shpërndarë para, licensa, koncesione, favore dhe pushtet gazetarëve miq. Ndonëse e njoh tashmë prej 20 vjetësh Edi Ramën, mua nuk më ka ndodhur kështu dhe, me thënë të vërtetën, as e kam kërkuar një gjë të tillë.

Po të isha milioner (me euro) do të kisha edhe unë vilat, makinat luksoze, zyrat me katër kate dhe mjiera metra katriore dhe do të udhëtoja gjashtë muaj në vit drejt vendeve luksoze. Por, në të kundërt, unë jetoj dhe punoj saktësisht si gjashtë vjet më parë, apo si 10 më parë, apo si 25 vjet më parë: me një kredi në bankë që ende nuk e kam shlyer, me urrejtjen ndaj falsiteteve dhe me një pasion për profesionin që nuk lejon të prodhosh gënjeshtra. I lirë dhe “rebel”, ashtu siç kam qenë gjithnjë.

Do ta çoj në gjyq edhe Lulzim Bashën për shpifjen e tij të fundit ndaj meje, por kam frikë se gjyqtarët do të buzëqeshin përballë kërkesës sime për drejtësi, pasi niveli i gënjeshtrave është ngritur aq lart nga këta politikanë të papërgjegjshëm, që çdo ditë shohin para tyre mafiozë, vrasës dhe trafikantë, pa i matur kurrë as fjalët, as të vërtetën, saqë, të të akuzojnë “vetëm se ke marrë miliona euro “ nga qeveria, në fund të fundit, tingëllon si një kompliment dhe si një provë e vogël ndershmërie.

Tanimë është e qartë. Bashës i pëlqejnë të njejtët gazetarë që i pëlqejnë Berishës. “Gazetarë” militantë, të cilët urrejnë këdo që nuk është pjesë e “fisit të opozitës” (pak a shumë si ajo që ndodh tek klanet e mafias, për të cilët, nëse nuk je bashkëpunëtor, je armik); “gazetarë” që kufizohen me publikimin e komunikatave të Elonës, ose të fjalëve të shefit, pa reflektuar, pa mbajtur qendrim dhe, mbi të gjitha, “gazetarë” që nuk pretendojnë të bëjnë pyetje dhe që e interpretojnë funksionin e kontrollit tipik të një informacioni të pavarur vetëm ndaj kundërshtarëve.

Dhe, pastaj, ndalim absolut për të publikuar lajme apo deklarata që bien ndesh me vijën e LU-LIt. Gjetja e fundit janë “gazetarët investigativë”, ata që publikojnë “scoop”-e të organizuara nga partia dhe që mbledhin “rrëfime” të cilat ngjajnë si të regjistruara (edhe teknikisht) nga kameramanët e Sigurimit. “Gazetarë dixhitalë” që investigojnë dhe akuzojnë rigorozisht pa asnjë provë dhe që janë prodhues të palodhur të Fake News-eve. Një kategori “gazetarësh” tashmë e zhdukur në pjesën më të madhe të shoqërive demokratike, por që në Shqipëri mbahen ende gjallë nga kultura politike e LU-LIt. “Gazetarë”, të cilët nuk do të mundnin dot kurrë të punonin me mua.

”Gabimi” i fundit e Report TV-së, për të cilën paskam marrë ”miliona euro” (!!) ka qenë pikërisht ajo e të provuarit për të verifikuar deklarimet e ish-policit Emiljano Nuhu. Ajo që të habit është se Basha dhe skuadra e tij e “gazetarëve” nuk kuptojnë se, në një histori dhune, i jepet mundësi të flasë edhe vajzës së dhunuar: urdhëri i partisë ishte që të dëgjohej vetëm polici i arratisur jashtë shtetit, i cili, sipas fjalëve të tij, po hetonte. Versioni i Xhisielës nuk duhej të dëgjohej, pasi nuk e parashikonte plani LULI-Meço. Natyrisht që i takon Prokurorisë dhe Gjyqësorit të vendosin se cila është e vërteta mes atyre dy versioneve që nuk përputhen, por të shpërthesh një fushatë staliniste shpifjesh ndaj atyre gazetarëve që u përpoqën t’i bënin disa pyetje dëshmitares kryesore të kësaj historie, kjo është e turpshme. Ne nuk ia dhamë fjalën dhunuesit për t’u shfajësuar, por me ne foli viktima e tij.

Por ajo që nuk përbën më skandal, për fat të keq, është se në këtë fushatë shpifjesh marrin pjesë me kënaqësi “gazetarë”, të cilët, në vend që të solidarizohen me kolegët, kontribuojnë për t’i treguar ata si objektiva edhe të hakmarrjeve të mundshme nga kriminelët. E kuptojmë që shpresojnë se Basha do të kopjojë Berishën edhe në këtë gjë dhe, kur një ditë të vijë në pushtet, do të dijë t’i shpërblejë me “miliona euro” (të vërteta), siç janë mësuar ata të bëjnë dhe siç ëndërrojnë ata të fitojnë. Por, gjithsesi, do të jetë një shpërblim i mjerë, pas gjithë atyre viteve të djegura të karrierës duke u bërë shërbëtorë gënjeshtarë të çfarëdo politikani.