Ajo është një prej blogereve më të njohura në botë dhe frymëzim për shumë persona.
Por italiania Chiara Ferragni, këtë të enjte u ka bërë qejfin pa masë shqiptarëve.
Ndërsa është bërë e famshme pikërisht prej rrjeteve sociale, ajo ka publikuar një video me të birin Leo.
Ajo shihet duke ushqyer vogëlushin, ku në një moment i flet në shqip.
“Bravo, shumë mirë”, thotë Chiara, e gëzuar nga fakti që djali e ka konsumuar ushqimin.
Kujtojmë se Ferragni u martua pak javë më parë me reperin e njohur Fedez, në një dasmë që bëri jehonë në të gjithë botën.