Ditën e djeshme futbollisti me origjinë shqiptare që luan për Zvicrnë, Granit Xhaka festoi 26-vjetorin e lindjes.
Ai ka marrë urime të shumta, e megjithatë ne shkëputëm një urim të special.
Vëllai i tij më i madh, Taulanti, pjesë e kombëtares sonë kuqezi, i ka bërë një urim emocionues në rrjetin social “Instagram”.
Ja çfarë shkruan ai:
“Si fillim dua të them se falenderoj Zotin çdo ditë që kam një vëlla si ty mbi të gjitha je një shok, shoqërues i mirë. Uroj që çdo moment i jetës tënde të jetë i mbushur me gëzim, të kesh shëndet dhe shumë suksese. Vëlla i dashur, gjaku i gjakut tim, të uroj edhe 100 vite të lumtura”.
Taulant Xhaka ndryshe nga vëllai i tij, është pjesë e Kombëtares kuqezi./a.k/noa.al/