Kryeqyteti mbetet i kuq! Partizani nuk di te njohe humbje ne derbin perballe Tiranes duke marre serish nje fitore ne super sfiden e javes se 6-te te Kategorise Superiore.
Pas nje viti mungese te ndeshjes me te bukur te futbollit shqiptar, derbi i kryeqytetit u rikthye mbremjen e sotme nen nje atmosfere te mrekullueshme te krijuar ne “Selman Stermasi”.
Nje ndeshje kartoline per futbollin shqiptar ku i kishte brenda te gjitha, spektakel, gola, emocione dhe nje tifozeri qe ishte edhe njehere pjesa e bukur e kesaj ndeshje.
Partizani mori nje fitore te merituar ne duelin e sotem duke marre nje tre pikesh qe i ngjit ne krye te klasifikimit. Dhe kur fitorja merret perballe Tiranes gjithçka behet me e bukur per “demat e kuq” qe treguan edhe njehere qe jane te pathyeshem ne derbi.
Nje gol spektakolar i shenuar nga ana e mesfushorit te talentuar Esat Mala ne minuten e 22-te te pjeses se pare pas nje asisi perfekt te Asanit i dha tre piket 15 here kampionecee te vendit.
Me kete sukses te besuarit e Skender Geges ngjiten ne krye ne kuoten e 13 pikeve.
Goli i shenuar nga Esat Mala. (TemA)