osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Derisa nuk ka “çekiç” t’ua fusi llapën në grykë, Vasalët e përdalë… do sulmojnë gazetarët si të “përdalë”!

Derisa nuk ka “çekiç” t’ua fusi llapën në grykë, Vasalët e përdalë… do sulmojnë gazetarët si të “përdalë”!

Nga Anri Bala

Kryekonellapsi i bandës më serioze të hajdutëve të ndershëm, ka nxjerrë sërish kokën prej kolibes së tij dhe vazhdon e leh papushim, duke shastisur gjithë dynjanë me lehjet e tij, pa e kuptuar njeri se ç’ka dhe nga se i buron gjithë ai mllef dhe ai mallkim!

Ndryshe nga herët e tjera, sot kam arsye të forta të dyshoj, se Tit Vasalit ndoshta i është mbushur mendja, se lehjet e tij përcjellin një dije të jashtëzakonshme dhe janë në lartësinë morale të ndikojnë fuqishëm në opinionin publik, sidomos kur thur bejtje të shkurtra, të tipit “melankolik”, që duhet të të këpusin shpirtin… dhe të çojnë peshë zemrat e shqiptarëve… për të dal në protesta sigurisht, kundër qeverisë, që të vijë sërish në pushtet banda e “Liliputëve” dhe “ushtarët” e tyre të përbetuar… fëmijët Ruandez!

Si kryetar i grupit parlamentar fantazëm, i dalë me vota të blera dhe mashtrime punësimi, Vasali vazhdon të hungërijë pas “kockës”, përderisa nuk ka një ligj që e ndalon, por sot i bënë moral kryeministrit dhe gazetarëve “të përdalë”… ndërkohë që i rëndojnë mbi shpinë disa akuza për afera korruptive dhe morale.

Vasali guxon dhe mendon, se ka tagrin të sulmoj gazetarët, që nuk mendojnë si kryetari i grupit parlamentar, që ka “avulluar” miliona lekë dhe i ka të videodokumentuara, kur dorën në këtë mal hajdutërie e kanë futur të gjithë drejtuesit e partisë së “Lavjerrësit”.

Për informacion të Vasalit, doja t’i bëja me dije, se gazetarë të “përdalë” nuk ka, sepse jetojnë me djersën dhe punën e tyre, por ka politikan të “përdalë”, që dikur xhepgrisur, deri në atë pikë sa tmerrohen të shohin veten e tyre në fotografi, kurse pjesa tjetër nuk e njeh më veten, janë kthyer në “lord” plazhesh, tokash, pallatesh e biznesesh.

Por, e keqja e Vasalit nuk është megalomania e tij, ajo nuk dëmton askënd, madje as vetë atë… e keqja e Vasalit është se nuk di të lexoj, ku pas çdo lehje, qindra komentues e lavdërojnë, duke mos i lënë asnjë lëvdatë pa ia thënë.

Vasali ankohet për drogën, kur ai qeveriste me “shtetin” e drogës dhe shëmbja e shtetit të tij… u la me gjak.

Vasali flet për ilaçe, sepse rezulton të jetë i përfshirë në çështjen e zhvatjes së xhepave të shqiptarëve.

Vasali flet për gjithçka, po kurrë për veten e tij, e as për politikanët e përdalë brenda gjirizit ku noton ai.

Vetë Vasali, që flet për ilaçe i ka bërë Unionit të Biznesit Farmaceutik, dhuratë me rastin e Vitit të Ri, një urdhër në të cilin thuhet qartë, se në komisionin për hartimin e listës së barnave të rimbursimit, grosistët kanë përfaqësuesin e vet, atë… ministrin me “Urdhrin nr. 535 datë 29.12.2011”, Për Komisionin e Hartimit dhe Rishikimit të Listës së Barnave që Rimbursohen”, që ishte në kundërshtim të plotë me “Ligjin nr. 7870, datë 13.10.1994”, Për Sigurimet Shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.

Vasali flet për kriminela, kur partia Lavjerrësi Shpk, ka patur me dhjetra drejtues… njerëz të krimit, të larguar me ligjin e dekriminalizimit, të burgosur për vjedhje dhe korrupsion, madje edhe anëtarë të bandave të rrezikshme ndërkombëtare, të arrestuar në flagrancë nga FBI, në mes të ditës, në zyrat e ministrisë të drejtuar nga partia e tij.

A ka moral një njeri dhe një forcë politike në dekadencë si ajo e Vasalit, tu bashkohet qoftë edhe moralisht shqiptarëve, të jet zëri i tyre, për fenomene që janë pjella e tyre?!

Nuk më rri goja pa i thënë dy fjalë zemre Vasalit: Palaço hesht, sepse shumë shpejt, ty dhe sojit tënd, do t’iu futet llapa në grykë nga çekiçi i drejtësisë, për gjëmat e bëmat që i keni bërë këtij vendi dhe njerëzve që i mendoni për qorra dhe budallenj!

Nuk je ti goja dhe gjuha, që mund të na e shesësh si moral imoralitetin tënd të mbuluar me petkun e politikanit të ndyrë shqiptarë. Gazetarin e “përdalë” e bëni ju, në dritaret e rrjeteve sociale, aty ku lehja është falas, por me pasoja të rënda në ditët që po vijnë, e ne me padurim po iu presim!/Ekskluzive.al