osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bashkitë që do shpartallojnë LSI-në në zgjedhjet e 2019-s, partia e Ilir Metës humb dhe Skraparin

Bashkitë që do shpartallojnë LSI-në në zgjedhjet e 2019-s, partia e Ilir Metës humb dhe Skraparin

LSI kaloi një ‘traumë’, ku në të gjitha bashkitë pati largime dhe dezertime masive të këshilltarëve. Që nga Shkodra, e deri në Sarandë, duke përfshirë dhe bastionin historik të LSI, vendlindjen e Ilir Metës, Skraparin, pati një rrjedhje masive të kësaj partie

Lëvizja Socialiste për Integrim po kalon periudhën e saj më të vështirë, teksa po tkurret çdo ditë e më shumë. Zgjedhjet lokale të 2019-ës rrezikojnë ta gjejnë LSI-në me një grusht militantësh e hajdutësh, të afërm të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Partia e Ilir Metës, e cila u krijua 14 vite më parë me qëllim pushtetin, arriti të depërtonte thellë dhe të pësonte një rritje të vrullshme e të shpejtë për tetë vite me radhë, falë intrigate të Ilir Metës, i cili qeverisi sa me Sali Berishën dhe me Edi Ramën, duke vjedhur pafund nga të dyja kahet.

Por lumturia e hajdutëve duket se ka marrë fund, dhe sinjalet e dhanë që në zgjedhjet e 2017, kur për LSI ishin zgjedhjet e para që pësonte rënie. Ndërsa rënia pikiatë e partisë së Metës do të shënohet në zgjedhjet lokale që po vijnë, për shkak se LSI është rrudhur tmerrësisht shumë.

Gjatë vitit që po lëmë pas, LSI kaloi një ‘traumë’, ku në të gjitha bashkitë pati largime dhe dezertime masive të këshilltarëve. Që nga Shkodra, e deri në Sarandë, duke përfshirë dhe bastionin historik të LSI, vendlindjen e Ilir Metës, Skraparin, pati një rrjedhje masive të kësaj partie.

Këshilltarët u bashkuan me PS, duke zgjeruar akoma më shumë partinë e Edi Ramës, i cili me shumë gjasa do të marrë sërish timonin më 2019, duke lënë në baltë opozitën e bashkuar të Bashës, Kryemadhit e Idrizit, i cili kaloi së fundi në opozitë.

Nën udhëheqjen e Monika Kryemadhit, partia ka marrë goditjen më fatale në të gjitha bashkitë, që nga Vlora, Fieri, Berati, Skrapari, Shkodra, Kukësi, Elbasani, Lezha, Gjirokastra, Tirana, Korça, Divjaka, Pogradeci, Delvina, Tepelena, Kavaja, Lushnja, etj. Hyrja e Monikës në zgjedhje vetëm do të dëshmojë fundin e kësaj partie hajdute, pasi ajo rrezikon të marrë edhe Skraparin./Pamfleti