Problemet partiake janë sekondare në agravimin sistematik të familjes Berisha me Bashën dhe enturazhin e tij. Këtë e vërteton dhe lëvizja e fundit e sforcuar e Bashës kundër monopoleve ku shënjestron dhe Bashkim Ulajn. Sali Berisha ka mbi dy dekada që ka përpunuar e ngritur nga hiçi agronomin Bashkim Ulaj. Natyrisht që nuk është rastësi!
Është interesante se familja Ulaj është survejuar në vijimësi gjatë diktaturës për dyshime agjenturore nga Sigurimi i Shtetit, por njëkohësisht është përdorur prej tij për punë agjenturore, duke ju nënshtruar lojës së dyfishte!
Fakti që Sali Berisha jeton në kullën e Ulaj si dhe është instaluar me zyrë në kullën tjetër nuk lë hapsirë për koment. Jo vetëm hapësira me “carta bianca” për të ndërtuar kudo e sido që i ka dhënë Berisha, por janë dhjetra fakte të tjera që çimentojnë hamendësinë se Bashkim Ulaj është përdoruesi e manipuluesi direkt i parave të familjes Berisha.
Valbona dhe koncensioni skandaloz i HEC -ve të GENER 2 janë shembulli i kësaj lidhjeje. Jo vetëm kaq, por me ndërhyrjen direkt të Sali Berishës, Bashkim Ulajt i është dhënë dhe pushtet politik. Isuf Çelaj shok dhe ortak i Ulaj dhe kushëri i Liri Berishës pas një sërë detyrash në Ministrinë e Brendshme u gradua deputet. Nje tjetër i afërm, nip i Çelajt, Besnik Dushaj pas dy mandateve deputet vendoset kryetar Bashkie në Tropojë, pikërisht në kohën kur do ekzekutohej koncensioni i Gener 2 në Valbonë!
Me ndërhyrjen e Bashkim Ulajt kunata e ortakut të tij Artan Metalia zgjidhet deputete e PD në Lezhë! Lindita Metaliaj u gradua megjithëse kishte prejardhje tërësisht socialiste. Të gjitha këto nuk janë rastësi, por tregojnë dorën e gjatë të familjes Berisha kur është puna te interesat financiare. Këto Basha i di, por mendon se është koha për shkëputje dhe për autostaturë pavarësie. Këtë jo rrallë mes miqsh e dëshmon edhe shqiptimi rëndom nga Aurela Basha e fjalisë së njohur: “Si nuk po vdes më ky Berisha e të na lërë rehat!”
Edhe në strategjine politike të PD-se duket qartë se Berisha-Basha janë në pista diverse. Dimri plot acar ka filluar. Të shohim furinë e idhnimit të Berishës përballë tentativës për qëndresë të Lulzim Bashës.