Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha ka publikuar disa detaje në lidhje me nënkomisarin e arratisur, Emiljano Nuhu, për vëllain e të cilit thotë se është dënuar për vepra të ndryshme penale ndërsa konsiderohet si pjesë e bandës së Laert Haxhiut, të shumkërkuarit lushnjar të akuzuar si autor i masakrës së Lushnjes.
Por pas postimit të Hoxhës, një komentues e akuzon se sulmon oficerët e policisë. “Gazetar që sulmon oficerë policie dhe i lëpihet kryeministrit për një udhëtim falas në Stamboll. Mjerë ne ku jetojmë ! Po ministri brendshëm anëtar i kujt bande është ? E ke publikuar ndonjëherë Geron ( Agron Xhafën ) kështu me foto ?”.
Por, nuk ka vonuar përgjigja e gazetarit Hoxha, i cili ka zbuluar kush janë sipas tij oficerët e vërtetë të policisë.
“Oficer policie eshte Erzen Brecani dhe Osman Levanaku qe jane perballe gjithe jeten me krimin, i kane hedh ne rruge e perballen cdo dite me Edi Ramen e Rilindjen dhe nuk ikin per azil politik si ata spurdhjaket tuaj qe mbyllin deren e guzhines me dryn dhe shesin trimeri ne facebook”-shkruan Hoxha.