osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Gjobëvëniet e Bashës/ Bushati: Biznesmeni i radhës që sot po sulmohet, i dha miliona lekë kunatit!

“Gjobëvëniet e Bashës/ Bushati: Biznesmeni i radhës që sot po sulmohet, i dha miliona lekë kunatit!

PS ka dalë serish sot ne nje deklarate per mediat ku ka denoncuar serish me fakte ate qe eshte kthyer ne gjobevenie te Bashes per llogari te kunatit te tij.

Pas dy rasteve te meparshme ku Kastrati dhe Ulaj, biznesmene qe kur kane dhene qindra miliona leke kompanise se kunatit te Bashes nuk jane sulmuar ndersa tani qe bejne vepra publike quhen te inkriminuar, sor PS me ane te deputetit Ervin Bushati kane bere publike rastin e trete te njejte.

“Intersig” dhe “Noa”, dy kompani në pronësi Gentian Sulës, kanë derdhur në llogari të kunatit me dhjetëra milionë lekë brenda një viti të vetëm.

Edhe ky biznesmen, figuron në listën e Lulit.

Pyetja që Basha duhet t’i përgjigjet sot është se përse këta persona janë burra të mirë kur paguajnë taksën e kunatit, por bëhen oligarkë kur kryejnë punë publike, duke krijuar vende të reja pune?”, pyet PS Bashën.

DEKLARATA E PLOTE:

Lulzim Basha po përpiqet të heqë vëmendjen nga skema e tij e gjobëvënies, duke sulmuar përditë çdo deputet të PS që publikon prova kundër kunatit të tij.

Përse një parti që ka heshtur kur humbi zgjedhjet dhe për shumë çështje të tjera me interes publik, është kaq e ndjeshme kur përmendet kuleta e kunatit?

Kjo provon diçka që ka kohë që flitet brenda Partisë Demokratike: Luli ka vendosur të gjithë partinë në shërbim të interesave të ngushta të familjes së tij!

Ditë pas dite, ju kemi treguar se si brenda një viti, kunati përfitoi 220 milionë lekë nga kompania “Gener 2” dhe mbi 100 milionë lekë prej grupit “Kastrati”. Të dy këta biznesmenë kanë përfunduar në “listën e zezë”, të atyre që Basha i anatemon si kriminelë dhe oligarkë.

Sot ju sjellim një tjetër rast!

“Intersig” dhe “Noa”, dy kompani në pronësi Gentian Sulës, kanë derdhur në llogari të kunatit me dhjetëra milionë lekë brenda një viti të vetëm.

Edhe ky biznesmen, figuron në listën e Lulit.

Pyetja që Basha duhet t’i përgjigjet sot është se përse këta persona janë burra të mirë kur paguajnë taksën e kunatit, por bëhen oligarkë kur kryejnë punë publike, duke krijuar vende të reja pune?

Po bëhet gjithmonë e më e qartë që Luli nuk e ka hallin as tek njerëzit, as tek opozita, por vetëm tek xhepi i tij dhe i kunatit.

Prandaj, edhe kjo fushatë e fundit nuk është asgjë më shumë se sa zhvatja e radhës. Synimi i Lulit është vetëm një, paguaj kunatin, që të ndalojë akuzat në media!

Përshkrimi më i saktë i asaj që po ndodh në PD është biseda nëpër shkallë mes një prej atyre që Basha i quan oligarkë dhe kunatit.

Kur sipërmarrësi e pyet dhe i thotë po përse na sulmon me emër çdo ditë, ne me ju korrekt kemi qenë, përgjigja e kunatit ishte dakord dakord, po s’jeni kollitur këto kohët e fundit.